Lidershipi i ri i PD-së, burokratë të qeverisë Berisha

2 Dhjetor 2014, 19:56Politika TEMA
Lidershipi i ri i PD-së, burokratë të qeverisë Berisha

Nga Luljeta Progni

 

Pas më shumë se një viti e gjysmë, ka përfunduar plotësisht procesi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Me një formulë të re organizimi, Lulzim Basha ka krijuar forume drejtuese të partisë pa politikanë; asnjë politikan me karrierë, pak deputetë dhe shumë burokratë të qeverisjes së PD-së. E gjithë pjesa politike e Partisë Demokratike ka mbetur jashtë forumeve drejtuese.

Sekretarët e rinj, nënkryetarët, por edhe krerët e departamenteve vijnë nga një karrierë e pasur në fushat ku janë ekspertë, por me shumë pak ose aspak përvojë politike. Nga gjashtë sekretarët, dy nënkryetarët dhe 24 koordinatorët, vetëm Edi Paloka e Tritan Shehu janë drejtues me një karrierë në PD. Të tjerët e kanë nisur aktivizimin në politikën e PD-së vetëm katër- pesë vitet e fundit, megjithatë, kanë qenë pjesë e rëndësishme e administratës gjatë qeverisjes së PD-së.

Arben Ristani, i cili u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, vjen nga një karrierë profesionale në fushën e drejtësisë. Ristani u zgjodh kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga mazhoranca e djathtë, pas zgjedhjeve të vitit 2005. Me përfundimin e mandatit në KQZ-së, u emërua zv.ministër i Brendshëm dhe në zgjedhjet e 23 qershorit ai u vendos në listën e sigurt të kandidatëve për deputet, duke u bërë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Pesë sekretarët e tjerë Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo, Ivi Kaso, Grida Duma, Valbona Mezini e Nevila Xhindi e kanë shumë më të vonshëm aktivizimin në PD.

Burokratët

Sekretari për organizimin, Eno Bozdo, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka qënë më parë zv.ministër i Ekonomisë në qeverisjen Berisha.

Sekretari për zgjedhjet, Ivi Kaso, ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në kryeministri, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, ka qënë zv.ministre e Integrimit.

Sekretarja për Shoqërinë Civile, Nevila Xhindi, nga pedagoge në UET u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Në departamentin e Shoqërisë dhe Informacionit dhe Komunikimit, Endri Hasa, drejtor i AKSH-së në kohën e qeverisjes së demokratëve.

Në departamentin e Të Drejtave të Njeriut fitues është Ervin Salianji, punonjës i Bashkisë së Tiranës.

Në departamentin e Punësimit, Kastriot Sulta, ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punës në kohën e qeverisjes së demokratëve.

Në departamentin e Emigracionit dhe Diasporës, Bardh Spahia, ka qënë drejtor në ministrinë e Shëndetësisë dhe më pas zv.minister në këtë ministri.

Në departamentin e Ambientit, Pyjet dhe Turizmin, fitues është Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryetarit të PD-së Berisha.

Në departamentin e Integrimit Europian, fituese është Laura Vorpsi, zëdhënëse e PD-së.

Në departamentin e Administratës Publikë fituese është Endira Bushati, e cila deri pak javë më parë ishte kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, institucion i pavarur.

 

Përgjegjës për humbjen

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së në shtator të këtij viti, kryetari Basha kaloi një pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë për humbjen e 23 qershorit, tek burokratët e qeverisjes së tetë viteve. Sipas Bashës, përveç drejtuesve politikë, drejtorë e zyrtarë të tjerë të niveleve të dyta të qeverisë, humbën kontaktet me popullin duke krijuar distancën me elektoratin:

Njerëzit trokisnin për halle ndërsa disa prej nesh bënin sehir nga xhamat e makinave e zyrave duke i shërbyer rehatisë së vet. Këtu nuk është fjala për distancën fizike me njerzit, por më shumë akoma për të jetuari në botë paralele me qytetarët, deri në moskuptimine tyre. Kjo është distancë që nuk lejon të zgjedhurit të kuptojnë hallet, gjendjen shpirtërore të shoqërisë dhe as mendimet e tyre për zhvillimet politike. Kjo në fakt është distancë e deformimit dhe asgjësimit të politikës”.

Shumica e të zgjedhurve në forumet e reja të PD-së, kanë qënë pikërisht në këto poste, që sipas kryetarit asgjësuan politikën e PD-së.

Shumica e këtyre të zgjedhurve në forumet drejtuese të PD-së nuk janë të njohur për publikun. Ndër ta bën përjashtim Grida Duma, e cila prej kohësh është aktive në media. Nevila Xhindi si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës është e njohur vetëm për shkak të kësaj detyre, që nuk është e zgjedhur por e emëruar. Eno Bozdo gjithashtu është i njohur për publikun si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Endira Bushati si ish-kryetare e AMA-s dhe Jamarbër Malltezi, që njihet si dhëndri i ish-kryeministrit.

 

Të patestuar në elektorat

Emrat e përzgjedhur për të drejtuar Partinë Demokratike në katër vitet e ardhshme nuk janë testuar asnjëherë drejtpërdrejt në elektorat. Duke përjashtuar Tritan Shehun dhe Edi Palokën, pjesa tjetër e anëtarëve të forumeve të larta drejtuese të PD-së nuk janë përballur asnjëherë në një garë të drejpërdrejtë me kundërshtarët. Kjo, për shkak se vetëm Basha, Shehu e Paloka janë zgjedhur deputetë në kohën kur në Shqipëri ishte në fuqi sistemi elektoral miks, mazhoritar me element proporcional. Sipas këtij ligji elektoral, 115 deputet zgjidheshin drejtpërdrejt në zona ndërsa kurse 25 mandatet e tjerë shtesë u jepeshin kandidatëve që ishin në listat e subjekteve politikë në shkallë vendi, në bazë të votave të fituara në raundin e parë. Sipas këtij ligji, kandidatët për deputetë përballeshin në zonën e tyre elektorale me kundërshtarët, duke kaluar kështu një provë konkrete të performancës së tyre politike.

Në vitin 2008, me ndryshimet në Kushtetutë, u ndryshua edhe ligji elektoral, i cili u kthye në proporcional rajonal, me listë të mbyllur të kandidatëve për deputetë. Me këtë ligj, kompetencat për përbërjen e listës i përkasin kryetarit. Për këtë arsye, ata pak deputetë që janë në forumet e larta drejtuese të PD-së, e gëzojnë ende këtë karrierë të shkurtër politike për shkak të vullnetit të ish-kryetarit Berisha që i vendosi ata në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së.

Shembulli më tipik është Eduard Halimi. Ai vjen nga një karrierë në fushën e drejtësisë dhe policisë. Nga Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, 2005-2008, mori postin e zv.Ministrit të Drejtësisë, në vitin 2009 u zgjodh deputet në Durrës dhe në 2011-2013 mbajti postin e Ministrit të Drejtësisë. U rizgjodh deputet i PD-së në Durrës në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

 

Përjashtimi i “Senatorëve”

Themeluesit dhe breza të tërë politikanësh, që u formësuan në PD përgjatë 23 viteve prej themelimit kanë mbetur jashtë forumeve drejtuese të kësaj partie. Arben Imami, Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Genc Ruli, Genc Pollo, Astrit Patozi, e të tjerë ish drejtues të PD-së janë vetëm deputetë. Megjithë mëkatet e tyre në politikën e PD-së në këto 23 vite, ata kanë spikatur me prezencë mjaft ative në politikë. Kanë pasur rol të rëndësishëm në beteja politike të humbura dhe të fituara nga PD-ja.

Pa vënë në dyshim procesin e votimit, fryma me të cilën është zhvilluar ky proces ka qënë përjashtuese për ata që kanë kontribut të padiskutueshëm në PD. “Senatorët” i duhen ende PD-së, derisa këta të rinj administratorë të kenë fituar instinktet politike për t’u përballur në beteja me kundërshtarin.

9 komente në “Lidershipi i ri i PD-së, burokratë të qeverisë Berisha”

  1. . says:

    PD-ja Cete-Verioresh dhe provincialesh injorante,
    pa asnje intelektual te mirefillte.

    PD-ja sot
    nje Cete cope-cope me hajdute dritash, tokash qe duan “rrumpallen”.

    Iku koha rregjimit verior,
    tani te gjithe do paguajne me nje kembe keshtu funksionon shteti dhe qyteterimi.

    Te lumte Z.Rama,
    mos i le me keta maloke te vjedhin se kane shkateruar moralisht dhe ekonomikisht nje shtet te terre.

  2. . says:

    -Pamje skandaloze.

    -Lane tavolinen si satelit, tani me tavoline-ushtrie si e Mao Ce Dunit.

    -SHQUP-i rregulluar dhe paisur me 750 milion dollaret e Bankes Shtetit dhe parat e vjedhura popullit.

    1. lider says:

      skane nevoje per parate e Bankes, kane leke te tjera te vjedhura, ose qe ju vijne nga bizneset
      http://bit.do/super-kurv

  3. realisti says:

    Jane qind per qind me te mire se kelyshet e dhampirit dhe diktatorit Hoxha.

    1. Shkodran says:

      Po po me te mire jane, sidomos me i ntelektukarin Bardh Spahia qe nuk din me lidh dy fjale bashk…./.

  4. GAMORI says:

    Bushtra dhe Qener te gjithe keta te fotos ,qe presin me padurim “PRENE ” per ta ngrene !

  5. Georges says:

    Federalet e rinj te duce-berishes! Kjo eshte si Republika e Salo! Gjerarke te duce-berishes do te drejtojne kete vend nen urdherate diktatorit apo familjes se duce-berishes.
    Pacet fashizmit
    e vinceremos
    se iku
    koha e babaqemos!
    Lul basha nje dordolec qe nuk vlen as per KLLOUN.

  6. doktori says:

    mendoni nje dite te tilla fytyra te drejtojne shtetin mjer populli ne cfare dore ka rene .keto jane listat e mbyllura te vene mjaltin ne etikete dhe kur hap kavanozi gjen mutin me ere te keqe.

  7. Mero nuk e kam lexuar me shume se kater pese here gzeten tende.Nese lexon komentuesit e tu ,kupton menjehere nivelin e tyre intelekrual me te cilet ty dhe stafi i kesaj gazete komunikoni…..Urime !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje