Bushati në Bruksel: Negociatat për anëtarësim, shtysë për reformat

2 Dhjetor 2014, 16:14Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ishte i ftuar nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme (AFET) për të shkëmbyer mendime me eurodeputetë dhe deputetë të parlamenteve të vendeve anëtare mbi politikën e zgjerimit të BE-së në përgjithësi dhe, në mënyrë të veçantë, mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë.

Të ftuar në takim ishin edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se politika e zgjerimit e BE-së është një instrument që nxit modernizimin, demokratizimin dhe stabilitetin e vendeve të rajonit.

Pasi foli për ecurinë e reformave në vend, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ai nënvizoi se perspektiva e anëtarësimit ka një impakt të rëndësishëm transformues politik, ekonomik, social dhe kulturor në të gjitha vendet e rajonit dhe ngre një bazë të shëndoshë për bashkëpunimin mes tyre.

Gjithashtu Bushati vuri theksin tek bindja e Shqipërisë se “negociatat e anëtarësimit do të përbejnë një mundësi për fokusim më të mirë, në përmbushje të reformave të sundimit të së drejtës nëpërmjet hapjes së kapitujve 23 dhe 24”.

Kreu i diplomacis nënvizoi gjithashtu dhe rolin konstruktiv të politikës së jashtme shqiptare, sidomos në rajon, rol ky i vlerësuar dhe në progres raportin e fundit për Shqipërinë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje