Ristani: Drejtori i OSHEE në Tropojë, 16.9 milionë lekë drita të papaguara, e mbron Rama

2 Dhjetor 2014, 13:59Politika TEMA

Sekretari i  Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po favorizon miqtë e tij, edhe pse ato kanë miliona lekë energji të papaguara.

“Shqipëria është në protestë sepse padrejtësia dhe pabarazia po arrin kulmin. Edi Rama ka futur një ndasi kriminale në shoqëri.

Miqtë e Edi Ramës janë në një anë, të privilegjuar, hajdutë të energjisë, persona me precedent kriminalë.

Në anën tjetër janë të pamundurit, ata që duan punë e dinjitet, që trajtohen si armiq nga Edi Rama.

Këta qytetarë të pabarabartë kërkojnë një punë, një mundësi për të ushqyer familjen, për të paguar dritat.

Të tjerët, ata që vjedhin energjinë në shuma të mëdha, të dënuarit për vepra të rënda penale, janë të preferuarit e Kryeministrit. E kanë respektin e Edi Ramës, promovohen dhe praktikisht qeverisin vendin.

Kemi këtu rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara. Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.

Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë.

Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike. Ja ku kemi këtu vendimin. Eshtë dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit.

Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës. E ka kthyer vendin në laborator të dhunimit të qytetarëve të ndershëm, dhe gradimit të hajdutëve dhe personave të dënuar.

Ky është realiteti i përditshëm. Qytetarët do të ngrihen cdo ditë. Kjo e keqe do të ndalet”, tha Ristani në një deklaratë për mediat. /gj.k/

5 komente në “Ristani: Drejtori i OSHEE në Tropojë, 16.9 milionë lekë drita të papaguara, e mbron Rama”

  1. U permbyste bota. says:

    Kur flet dhe Ristani, atehere cdo gje ne kete bote duhet te marre fund.

  2. Marku uk. says:

    Ha,ha,ha,ha ….

    -Sekretari i sekretarit te P.P.SH-se Sali Berishes.

    -Sekretar ‘burgaxhi” per rryshfete biznesmeneve.

    -Sekretar hajdut i “Votes” popullit ne 2009-ten

    -Sekretai “hajdut” i votes Z.Rama per Tiranen.

    -Sekretar “pianec” qe nuk flet dot shqip te paster.

    -Sekretar “Mercenar” qe perdoret si “mish per top” nga kriminelet e Cetes-eriore PD.

  3. reni says:

    dole prap me mashtrimet e tua ti ? boll mashtrove njerzine me kto shpifje

  4. tironsi says:

    PSE se kape ti me mor katunar se e kishe pushtetin per 8 vjet,apo ishe I zene duke vjedhur parate e shqiptareve bashke me saliun dhe lulin.

  5. irevoltuari says:

    cdo dite shikojme dhe lexojme shume akuza per te xcilat nuk mund re themi se jane te verteta ose genjeshtra por nje gje dime se njerzit qe kan shkellur ligjin nuk duhet te emerohen ne pqste publike gje qe nuk zbatohet se vjedhje behen ku nuk ka zote oge i zoti trembet nga fuqia fizike dhe perkrahja evjedhesit nga perfaqesuesit e shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje