Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim në Bruksel me Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë si dhe Zëvendës Presidente e KE-së.
Pas takimit, Mogherini u shpreh se “ishte një kënaqësi që u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, por më së shumti me mikun tim, për herë të parë në postin e ri, pas jemi takuar disa herë më parë”.
“Ky takim ishte një shans i rëndësishëm për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së dhe për hapat e mëtejshëm pozitiv që do të ndjekim në të ardhmen.
E kam thënë gjithmonë që Ballkani Perëndimor si rajon do të jetë një prioritet për mua, pasi është rajoni ku me pak punë konstante nga ana e BE-së, mund të bëjë shumë diferencë për banorët e këtij rajoni, por edhe për vetë Bashkimin Evropian, dhe Shqipëria është një histori suskesi në këtë rajon”, tha Mogherini.
Në vijim Mogherini shtoi “kemi nevojë të vijojmë në këtë rrugë, jo vetëm për BE-në, për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për të gjithë rajonin. Roli që Shqipëria mund të luajë në rajon është thelbësor dhe këtë e di unë, e dini ju dhe mendoj se kemi vevojë të vijojmë në këtë rrugë, jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për integrimin rajonal. Shqipëria do të vijojë në këtë rrugë reformash dhe ndryshimesh si brenda Shqipërisë ashtu edhe në rajon”.
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se “gjatë takimit dikutuam mbi mënyrat që BE mund të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe rajon për të kontribuar në një proces integrimi efiçent dhe dinamik”.
“Diskutuam mbi nevojën për ndihmën që ka Ballkani Perëndimor nga BE për të transformuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si politikisht, po ashtu edhe ekonomikisht dhe në anën e sigurisë.
“Qartësia gjeopolitike është çelësi, nëse duam të ndërtojmë një shtet me qëllim të përbashkët dhe vlera të përbashkëta në Rajonin e Ballkanin Perëndmor.
Ashtu siç Përfaqësuesja e Lartë e BE Shqipëria është krenare me arritjet e saj në rreshtimin e plotë në koalicionin kundër terrorizmit dhe ne do të vijojmë në këtë rrugë dhe do të vijojmë edhe të avancojmë në procesin demokratizimit dhe transformimit të rajonit”, tha Bushati./gj.k/
Po filluat edhe ju te flisni sic fliste Sala perpara jush
http://bit.do/shqiperia-histori-suksesi-per-rajonin