Kodi Rrugor, ulen gjobat në rastet e shkeljes së semaforit. Ja tarifat e reja

2 Dhjetor 2014, 14:23Politika TEMA

Përgjysmohen gjobat në rastet kur shkelet semafori në qarkullimin e automjeteve. Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor ku parashikoheshin gjoba 40-50 mijë lekë në rast se një drejtues mjeti shkelte semaforin.

Tashmë me ndryshimin e miratuar, i propozuar nga deputetë të mazhorancës, masa administrative ndaj shkelësve do të variojë nga 20-30 mijë lekë.

Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së shkeljes së semaforit deputetët kanë rënë dakord me Ministrinë e Brendshme që në rastet kur gabimi përsëritet më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 deri në 12 muaj.

Kodi Rrugor i ndryshuar, që i bashkangjitet përditësimit të ligjeve në fushën e transportit sipas direktivave të Bashkimit Europian, sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kanë varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.

Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t’i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.  /gj.k/

13 komente në “Kodi Rrugor, ulen gjobat në rastet e shkeljes së semaforit. Ja tarifat e reja”

  1. tajar says:

    PRAPE te larte e keni me 200.000-300.000 lek te reja,harram e paci buken e shqiperise,keto gjoba nuk jane as ne SHBA ,te gjithe ne proteste, dhe te mos ndalojne derisa ta shkallmojme kete shtet idiot.

    1. Dardha says:

      Kako me te kuqe ne Amerike dhe e sheh se sa jane gjobat. A e di ti sa aksidente behen se njerezit nuk respektojne semaforin?

      1. @Dardha pa bisht says:

        Ne Amerike po kalove me te kuqe eshte 190$ gjoba prandaj mos ja fut pordhes kot.krahasoje pak dhe rrogat dhe pastj flasim. Sa me teper rriten gjobat aq me teper pasurohen policat

  2. Shtetpagjobaska says:

    Shume mire! Kalimi me semafor te kuq ne vendin tone shkakton cdo vit viktima te pafajshme dhe njerez te gjumtuar. Nuk ka vlere jeta e tyre? Pleqte e plakat tek ne nuk guxojne te kalojne rrugen nga frika. Sa e sa prej tyre sakatohen cdo vit nga makinat. Detyrohen prinderit lene punen vetem per te marre femijet nga shkolla se kane hall se mos ua shtyp makina kur kalojne rrugen. Shpresoj qe edhe per vijat e bardha ta kene forcuar ligjin, ne mos ta bejne sa me pare. Kalimtaret ne cdo vend te qyteteruar kane prioritet. Nuk mund te vazhdojme me “kulturen” aktuale te qarkullimit rrugor. Kalimtaret nuk jane dele qe tu shkosh me makine ngjitur, ti trembesh apo mos i rrespektosh. Gjoba duhet ti dhembi atij qe e merr qe heres tjeter te mos i shkoje me ne mendje. Per rregull e per ligj ka nevoje ky vend, te tjerat i bejme vete, nuk na duhen partite.

  3. arber1468 says:

    Po sa semafore qe plotesojne kushtet teknike si vizibiliteti pozicionimi ka ne shqiperi? Besoj qe vetem 20-30% plotesojne kushtet e te qenurit semafor. Do te vihen gjoba po edhe policia duhet hedhur ne gjygj per semafore te tille qe mezi dallohen apo jane rrezik per trafikun.

  4. TONI says:

    Per semaforin dakord,por prt sediljen e posacme per femijet deri 12 vjec nuk jam dakord.Sot 12 vjecaret bejne seks!!

  5. XIXA says:

    KUSH DO TA VERTETOJE SE HYRJA ESHTE ME SEMAFOR TE KUQ,APO DO FILLOJE PRAP RYSHFETI.

    1. Ermir says:

      Sigurisht qe ky eshte nje ligj qe favorizon kanibalet…

  6. tiku says:

    UNE kam qene ne amerike dhe gjoba per semafor te kuq eshte 100$,dhe rritet nje pike ne siguracion.[boston].KURSE ne jemi me te pasur amerikanet.

  7. shp says:

    Ma idjot je ti tajar qe nuk din se cfar shkrun.Normal asht, ai qe futet me te kuqe duhet me i sekuestru makinen dhe me i hek patenten,por shtetit i duhen da lek dhe ven gjob si fillim.

  8. Karremi says:

    Une 11 vjec e kam cunin e madh, por eshte me i gjate dhe me i mbushur se Sajmir Tahiri psh. Nese cunit tim i duhet nje sedilje e posacme, te jeni te sigurt qe dhe miniministrit i duhet nje e tille. Ligji i barabarte per te gjithe.

  9. Mirush Dorda says:

    Ne Zvicer nje puntore fiton 4000 euro ne muaj dhe nese shkel semaforin gjobitesh 175 euro ndersa ne Shqiperi nje puntore fiton 250 euro ne muaj dhe gjobitet me shume se sa rroga eshte krim. Apo policia eshte ajo e Zvicres qe nese sjane dy polica s kane te drejten te gjobisin? Ne Shqiperi do te ishte e arsyeshme 30 euro gjoba por ato duheshin paguar nese jo mbas 30 ditesh gjykata mundej edhe me e denuar me burg. Por nese vendos nje gjobe me e madhe sa te ardhurat mujore i bie qe te futesh ne burg gjithe Shqiperine. Duhet hequr dore nga pasurimi i shtetit ne kurriz te popullit.

  10. dori says:

    Kjo eshte shume e padrejte. Semafor ka vetem ne Tirane ku aksidentet jane te paperfillshme ndersa ne rrethe nuk ekzistojne. Vendos semafor gjithandej e pastaj merru me gjobat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje