Organizata Transparency International ka publikuar sot Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014.
Më shumë se dy të tretat e 175 vendeve të vlerësuara, radhiten nën shifrën 50, në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.
Shqipëria mban vendin e 110, teksa një vit më parë ka qenë në vendin e 116-të.
Ajo ka marrë 33 pikë.
Nga vendet e rajonit janë vetëm Kosova dhe Shqipëria që radhiten në “zonën e kuqe” të korrupsionit, raporton REL.
Në të njëjtin grup me to janë edhe Ekuadori, Etiopia dhe Malavi.
Maqedonia, duke qenë në vendin e 64-t, mban pozicionin më të mirë se pjesa tjetër e rajonit.
Pas saj radhiten Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të.
Në Indeksin e sivjetëm, Danimarka ka dalë e para me 92 pikë, ndërsa Koreja e Veriut dhe Somalia ndajnë vendin e fundit, me nga tetë pikë.
Rëniet më të mëdha kanë qenë në Turqi me minus pesë pikë dhe në Angola, Kinë, Malavi dhe Ruandë me minus katër pikë.
Ndërkaq, përmirësimet më të mëdha janë shënuar në Bregun e Fildishtë, Egjipt, Shën Vincent dhe Grenadine me plus pesë pikë, si dhe në Afganistan, Jordani, Mali dhe Zvicër me plus katër pikë./b.l
Dhe ne presim investime te huaja??? Oh, jo eshte e pamundur, me kete nivel korrupsioni asnje kompani nuk do te guxonte ta konsideronte qofte dhe 1 euro shpenzim ne nje vend ku korrupsioni eshte ulur kembekryq, e nuk perceptohet por jetohet nga te varferit dhe sipermarresit. Shqiptaret ku do ndodhen jane te destinuar te jene te izoluar, ky eshte mallkim nga politikanet e tranzicionit, qe nuk i japin fund atij por e tjerrin ne pafundesi per perfitime politike dhe ekonomik, ata sundojne ne mes te varferve.
Shqiperia 33 pike ne 100,Italia 43 pike ne 100.
gjithmone kshu do jemi me te korruptuarit ne
shqiptaret e mjere
http://bit.do/Transpaerncy-Shqiperia-me-e-korruptuar-me-Ramen
Nuk zhduket korrupsioni tek ne po nuk u bene ndryshime radikale ne drejtesi,biles me keq jan bere avokatet se sa gjyqtaret, ne dogana ka shume gjera evazive qe jane lene ne kompetence te doganiereve dhe ata lozin me referencat e ne shume vende te tjera.
Eshte e veshtir qe ky koncept te hiqet ne fillim nga mileti i thjeshte se i duket sikur nuk zgjidh dot pune pa paguar, une vete brenda vitit kame 2-3 raste te tilla qe me jane kerkuar para nen dore.
shyqyr qe nuk jemi ne listen e zez thuaj
ne ne fakr aty jemi po si proamerikan qe jem na kan mbajt me hater dhe na kan ngjit ke lista e kuqe..se po ta marresh dreejt e drejt ne jem zi e me zi se zija..
na kan mbajt me hater..pra me nji fjal korrupsion!
haa haaaaa…
Asgje per tu cuditur. Shqipot e kane ne gjak korrupsionin.
Ne administraten shqiptare nuk kryen dot asnje veprim normalisht.
Vete nepunesit te nxjerrin shkaqe nga me absurdet me qellim qe qytetari duke mos pasur rruge dalje tjeter te paguaje nen dore.
Gjeja e vetme qe shqipot mund te kryejne me mjeshteri te rralle jane format e korrupsionit .
Ky shtet vetem emrin ka se perndryshe eshte zero ,ah tani mu kujtua qe njeri qe komenton ketu ja ka vene emrin “shtet bordello”.
Nuk e ka gjet keq kte kualifikim!
Korrupsioni eshte fjale e turpshme per te ndershmit por,jo per qeveritaret e vegjel e te medhej.Zhurma qe po behet ne arsim nen petkun e reformmes i ka fryre disa xhepa si ne majen e aizbergut qe tha z.Ramapor jo me pak ne rrethet e tjera .Mjere kush po e heq ne kuriz .
pune korrakesh,pune te korruptuarish…………