Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka propozuar Parlamentit zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të bankës “Societe Generale”, Genti Sejko, si kandidaturën e tij zyrtare për Guvernator të Bankës së Shqipërisë.
Përmes një dekreti të shpallur këtë të dielë, Presidenti ka bërë publike edhe arsyet që e çuan në përzgjedhjen e Sejkos, si kandidatin e tij për postin më të rëndësishëm të sistemit financiar në vend.
Sipas kreut të shtetit, eksperienca mbi 20-vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i ka dhënë Sejkos njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar vendas dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, – vijon presidenti – edukimi profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz, që arrin standardet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Në dekret, Presidenti vë në dijeni Parlamentin se kandidatura e Sejkos është përzgjedhur mes 42 emrave, që kanë aplikuar pranë kreut të shtetit, pas një procesi të hollësishëm vlerësimi. Por, edhe pse kompetencën për propozimin e Guvernatorit e ka Presidenti, është Parlamenti ai që merr vendimin përfundimtar mbi kreun e ardhshëm të Bankës së Shqipërisë.
Debati për zgjedhjen e Guvernatorit
A duhet të vijë mes anëtarëve të Këshillit?
Dekreti i Presidentit për propozimin e Sejkos vjen pas një procesi të nisur disa muaj më parë, kur kreu i shtetit ftoi zyrtarisht të gjithë personat e interesuar për postin e Guvernatorit, që të aplikonin pranë zyrës së tij.
Gjatë kësaj kohe, zoti Nishani ka bërë të ditur publikisht, në më shumë se një rast, edhe hollësi mbi ecurinë e procesit. Pak kohë më parë madje, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Presidenti zbuloi se nga 42 emrat që kanë aplikuar, ai kishte përzgjedhur 7.
Paralelisht, në dy muajt e fundit, kreu i shtetit ka zhvilluar për këtë çështje edhe takime të përsëritura me kryeministrin Rama, kryetarin e Kuvendit Meta dhe liderin e opozitës Basha. Zyrtarisht për publikun është bërë e ditur se në takime është folur vetëm mbi kriteret, që duhet të ketë Guvernatori i ri, dhe jo mbi emra të posaçëm.
Por, në sfond të këtyre zhvillimeve ka pasur edhe një debat në distancë mes disa përfaqësuesve të lartë të mazhorancës dhe kreut të shtetit. Një debat, i cili mpleks jo vetëm aspekte politike, por edhe një përplasje argumentesh juridikë.
Ligji për Bankën e Shqipërisë i jep Presidentit të drejtën për propozimin e Guvernatorit, por në të njëtën kohë, tagrin për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës ia njeh 3 qeverisë, 5 Parlamentit dhe 1 vetë Këshillit.
Kandidatura e zotit Sejko vjen jashtë këtyre institucioneve dhe, pikërisht ky, ka qenë dhe debati në distancë mes Presidentit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, veçanërisht Erion Braçes që drejton Komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Zoti Braçe pretendon se ligji nuk i jep hapësirë Presidentit të zgjedhë një kandidaturë nga jashtë, pasi në këtë mënyrë cënon kompetencat ose të qeverisë, ose të Parlamentit, duke iu hequr atyre të drejtën e një propozimi.
Por, kreu i shtetit thotë se ligji dhe Kushtetuta ia njohin atij të drejtën e Guvernatorit. Tashmë ajo që mbetet për t’u parë është se cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës në Parlament. A do ta pranojë ajo propozimin e zotit Nishani, apo procesi i zgjedhjes së Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë./TCH
Shpresoj qe Tema On-line te sjelle variantin/zgjidhjen kushtetuese.
Persa i perket propozimit te Nishanit (gjithmone me eshte dukur jo cilesor ne argumentim ky Nishani), pra persa i perket propozimit dhe emrit konkret,
duhet qe patjeter te rrjeshtohen hap pas hapi te gjitha sukseset e tij qe e motivuan Nishanin , tek ky emer.
Vetem fakti qe ka nje experience 20-vjecare ne banke, nuk eshte mjaftueshem. Te me fali , kandidati per Guvernator, nuk e kam fare idene se kush eshte, asgje personale, per njohuri ime shoqe ka sukseseshem 28-vjet ne banke , teller, dhe nuk ka asnje dipllome si ekonomiste.
Dua fuqishem te mbroj kandidatin ,qe ka mbi 20-vjet ne banke,
prandaj me thoni cfare SUKSESI ka gjate ketyre 20-viteve.
Pershendetje te gjitheve.
Po te kishte qene kaq i sukseshem s’kishte pse t’i nderronte vendet e punes gati cdo dy vjet. Levizje te tilla i ngjajne me teper puneve qe u ofrohen praktikanteve.
guvernatori nuk eshte kopetence e nishanit
Ne zgjedhjen e nje personi duhet shkolla dhe eksperienca. Per tiltullin e larte te Guvernatorit te Bankes duhet detyrimisht PhD dhe jo Master. Ketu ku jetoj une di raste qe ndihmes mesuesja e fillores ka PhD. Imagjinoni tani per numerin nje te sistemit bankar. E dyta, nuk mjafton eksperienca e njohjes te sistemit bankar shqiptar, por duhet detyrimisht te njohe edhe sistemin bankar nderkombetar, sepse Shqiperia po integrohet ne ate sistem europian. Keni plot veta qe jane shqiptar dhe punojne jashte qe i plotesojne keto dy kushte. Nje shrehje thote se “cfare do te mbjellesh, do te korresh”, prandaj ndjejeni pergjegjsine per nje vendimarje te tille.
posti me i larte qe ka pasur ka qene zvdrejtor.. asnjehere nuk ka drejtuar asnje banke te nivelit te dyte. nuk ka marre asnjehere asnje vleresim.. perkundrazi! . nuk eshte i pregatitur si akademik.por edhe nese eshte zgjedhur si menaxheras ashtu nuk ka ndritur asgjekundi…
thjesht i ka dhene garanci Odetes qe nuk do e levize nga vendi…
ka ne shqiperi bankiere me steke shume me te larte se Sejko…
turp qe Nishani nuk zgjodhi ne nivele shume me te larta menaxheriale… i kishte te gjitha mundesite !
i erdhi dita cameve ! lum si ne tani………..
I papershtatshem.Nishani vazhdon me zgjedhjet e Saliut.Shifni nese ka takuar kohet e fundit Berishen ky person.
Konflikt I paster interesi, perderisa ky I ashtuquajturi president ka gruan ne ate institucion do gjeje kandidatura per te garantuar 10 ing ndertimi ,,,,,,! qe punokan ne banke,,,,!,pjese e te cileve eshte edhe Odeta .Pervec kesaj ai palo president nuk ka integritetin e duhur, ne te gjitha dekretet qe ai ka nxjere eshte pas tyre berisha.Kjo kandidature eshte e pa pershtateshme , nuk e kalon klasen .Lum ne per presidentin qe kemi ,,,,!