“Nuk do të mund të isha i zoti si drejtues i Operas. Jam shumë artist për ta bërë këtë”,- rrëfen Pirgu në intervistën për TemA.
Nga Jonida Hitoveizi
Tenori Saimir Pirgu, është “djali nga ana tjetër e hënës” që po u jep sallave të operas në mbarë botën një rrezatim unik. Sot ai është ndër tenorët më të spikatur të sallave të mëdha, ato që në historinë e tyre kanë të gdhendur klasin, luksin dhe një tjetër ajër, kur vjen puna tek arti. Këto ditë Pirgu së bashku me të magjishmen tjetër shqiptare, sporanon Ermonela Jaho kanë kënduar në Vjenë, sërish me Traviatën. Dhe në mes të gjithë provave, që duhen për një shfaqje në një prej sallave më të mëdha operistike jo vetëm në Europë, Pirgu gjen kohën të na përgjigjet për këtë intervistë. Është në fakt një cilësi e tij, kur vjen puna për ftesat që i bëhen nga Shqipëria, rrallë, gati asnjëherë nuk i refuzon ato. Ky është një tipar që ka të bëjë me thjeshtësinë e tenorit të talentuar. Edhe pse shumë i ri në moshë, ai nuk vuan nga deliret e madhështisë dhe nuk e luan kurrë rolin e njeriut të rëndësishëm (që në fakt është). Ndoshta rrallë dimensioni artistik i një personi është kaq harmonik me dimensionin njerëzor. E këtu qëndron edhe një tjetër armë e fortë e Pirgut, me publikun por edhe me mediat. Një nga rolet e tij të preferuar është Rudolfo tek La Boheme, për të cilin Pirgu thotë se ndoshta i pëlqen kaq shumë për shkak se jeta e tij studentore ka kaluar me studime dhe punën si pjatalarës për të mos rënduar familjen, e ndoshta tek Rudolfo gjen një pjesë të vetvetes që i mungon, ajo kur duhet të shijonte më shumë jetën studentore dhe aventurat që ofron ajo kohë. “Mbaj mend vitet e studimit në Bolzano, të vetmuar e solitar, vetëm shkollë, konvikt ku studioja deri vonë, e në mëngjes herët punoja si pjatalarës (për të mbajtur veten e mos të peshoja në portofolin e prindërve të mi). Por mendoj se kam qenë pak bohemian solitar. Vitet e studimit do të më shërbenin vërtetë si gavetë më vonë”, shprehet Pirgu. Ai vjen në këtë intervistë i veshur me të njëjtën xhaketë thjeshtësie, elegance, mirësie dhe mbi të gjitha me gjithë eksperiencën e tij artistike, që gjatë viteve vetëm është rritur. I thotë gjërat thjesht, ashtu siç i mendon dhe ndoshta Pirgu është shembulli më i mirë sesi talenti ia del të pushtojë botën. Nga një familje e thjeshtë nga Elbasani, kaluar nëpër gjithë sfidat dhe trazirat shqiptare, Saimir krijoi një dritare të artë ku u arratis së bashku me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Sot ai është ende në mes të rrugës për të qenë zëri i operas botërore, ama është në rrugën e duhur. Dhe është djali jonë, shqiptari i sallave më prestigjoze të operas!
Saimir po lë pas një vit të ngarkuar, të cilin po mbyll me shfaqjen në Vjenë së bashku me Ermonela Jahon dhe pastaj në Gjermani për fundvit…
Po, vërtetë një vit i ngarkuar me shfaqje të shumta, sidomos në SHBA që vitet e fundit po më barazohen shfaqjet me Europën. Por gjithsesi ndonëse kam qenë në USA, kam lënë pak vend në kalendarin tim për kryeqytetet dhe teatrot kryesore, që në fund të fundit të japin emrin ndërkombëtar siç është Londra, Vjena apo Berlini.
Dy artistë të mëdhenj shqiptarë që këndojnë sërish bashkë në sallat më prestigjoze të operas. Ç’ka të veçantë ngjitja në skenë me Ermonela Jahon, krahasuar me kolegë të tjerë ndërkombëtarë?
Nje e veçantë e madhe, është se tashmë në shqip flitet në skenën e operas shtetërore vjeneze, ku shumicën e rasteve flitet italisht, gjermanisht, apo dhe anglisht për tu kuptuar midis kolegëve të ndryshëm ndërkombëtar. Ndërsa këtë herë dy solist në rolet kryesore flasin shqip ndërmjet tyre dhe nuk mjafton me kaq. Në orkestër me ne luajnë edhe 2 shqiptarë të tjerë pjestarë të Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli e Edison Pashko. Një arritje po kaq e madhe sa e jona kjo dhe kanë një dekadë që janë pjesë e kësaj orkestre. Dritan Luca pjestarë i korit të operas, këndon një rol të vogël në Traviatën tonë, e gjithashtu edhe të tjerë që janë në personelin e teatrit nga trevat e tjera, si Kosova e Maqedonia. Nuk është gjë e pakët kjo, 20 vjet më parë as që bëhej fjalë një gjë e tillë… Ja kjo është një veçanti e bukur.
Gjithashtu është kënaqësi kur Violeta që ke në krah dhe po interpreton të kupton më mirë se të gjitha të tjerat. Interpretoj Alfredon dhe që nga viti 2006 dhe deri më sot kam bërë 19 produksione të reja Traviate pothuajse në të gjithë teatrot më kryesore në Europë e USA. Por në mendjen time mban vend të veçantë produksioni në Londër Royal Opera, kur për herë të parë unë dhe Ermonela kënduam bashkë. Emocionet e atyre shfaqjeve janë të ngulitura tek unë si emocione të veçanta. Më vjen vërtetë mirë që jemi përsëri bashkë për të përsëritur ato emocione, këtë herë në një tjetër teatër po aq të rëndësishëm. Është kënaqësi.
Jaho komentoi se në Operan e Vjenës ndihej si në shtëpi, ju si u ndjetë?
Unë këndoj në këtë teatër që nga 2003 dhe kam debutuar një sërë rolesh e premierash. Mund të them që karriera ime internacionale ka filluar në këtë teatër që 22 vjeç, pra për mua pa diskutim Staatsoper Ëien është teatri ku unë kam luajtur më shumë se çdo vend tjetër. Ndjej vërtetë kënaqësi që Ermonela ndihet mirë këtu dhe e cilëson si shtëpinë e saj, vetëm me 3 seri Traviate. Por nuk jemi vetem ne, Inva Mula e Enkelejda Shkoza, Giuseppe Gjipali kanë interpretuar me role të ndryshëm në këtë teatër. Nuk është pak për një vend të vogël si Shqipëria të ketë artistë të këtyre përmasave.
Ndani në shqip me Ermonelën komente gjatë provave?
Po patjetër vetëm në shqip ( qesh).
Numëroni dhjetëra role në karrierën tuaj, pse jeni i lidhur pak më shumë me Rudolfon tek La Boheme e Giacomo Puçini-t, që e keni cilësuar si një nga rolet më të bukur që keni luajtur?
Deri tani janë 27 role të luajtura, ku 12 prej tyre janë pjesë e repertorit më të kërkuar nga teatrot, por do të veçoja Rudolfo, Duka di Mantova dhe Idomeneo. Kanë vend të veçantë brenda meje. E vërtetë është që Rudolfo të jepë kënaqësi të veçantë dhe nuk di ta them por mbase për këtë është meritë e Puçinit. Gjithsesi rolet janë si gishtat e dorës. Është vështirë të thuash se ky të pëlqen më shumë se tjetri . E vërteta është se ndihem vetëm me fat të kem këtë dilemë për të ndarë se kush vërtetë është më i rëndësishëm tek unë Duka, Rudolfo apo ndonjë tjetër rol, që janë pjesë e jetës sime .
Ka pak nga jeta juaj tek ky rol, poet, pak romantik, ndan dhomën me 2 shokë të tjerë… apo Pirgu nuk është ndjerë kurrë pak ‘bohem” në jetën e tij?
Shumë pak fatkeqësisht. Karriera ime filloi që në moshë tepër të re, e duke shpejtuar vitet e Konservatorit për tu diplomuar sa më parë, nuk kam patur jetë studentore. Isha i vetmi në klasë, sepse bëja 2 vite në një, e kjo nuk më linte shumë kohë për jetë bohemiane. Mbaj mend vitet e studimit në Bolzano, të vetmuar e solitar, vetëm shkollë, konvikt ku studioja deri vonë, e në mëngjes herët punoja si lavapjatës(për të mbajtur veten e mos të peshoja në portofolin e prindërve të mi). Por mendoj se kam qenë pak bohemian solitar. Vitet e studimit do të më shërbenin vërtetë si gavetë më vonë.
Roli më i vështirë për tu arritur për ju si tenor, cili ka qenë?
IDOMENEO, rol të cilin e kam luajtur në një moshë shumë të re me mjeshtrin e madh Nicolaus Harnoncourt. Është një nga realizimet më domethënës për mua.
Tashmë gjen qindra shkrime në media prestigjoze në botë për talentin, aftësitë vokale e interpretuese tuajat, por ajo që “habit” është se ju keni mbetur një djalë “tmerrësisht i thjeshtë” po të kemi parasysh suksesin tuaj. Si ka ndodhur të mos pësosh metamorfozë, nga gjithë dehja që natyrshëm vjen prej famës dhe suksesit?
Mendoj se ka të bëjë me edukimin që merr si fëmijë në radhë të parë. Familja mendoj unë ka peshën kryesore. Por, po ashtu po të shikoni me kujdes unë kam lindur në 1981, që janë vitet e fundit te komunizmit dhe në vitet 90 unë jam në vitet e para të shkollës fillore. Përsëri në 97 gjendem në lice. Janë vite shumë të trazuara e shumë domethënës për një shqiptar, e jo më për një fëmijë apo adoleshent. Të gjitha ato ndryshime, pasiguri, varfëri, apo edhe frikëra nguliten në subkoshiencën tënde dhe bëhen pjesë e jotja. Me pak fjalë tek unë janë ngulitur mirë të gjitha këto vite. S’ka se si një njeri që i ka jetuar këto vite, të mos t’i nguliten mirë në mendje. Dhe sa herë që deliri i madhështisë mbizotëron, del gjithmonë diçka që më kujton se kush jam me të vërtetë.
Lexova në faqen tuaj një shkrim të bërë në një blog nga një portugez, i cili qe befasuar nga modestia tuaj… Kjo nuk duket dhe aq shqiptare apo jo?
Di të them që ne jemi një popull unik në çdo aspekt, si për mirë e si për keq. Mjafton t’i hedhësh një sy historisë tonë, të pa shkruar mirë e konfuze dhe dalim po tek këto fjalë. Jemi shumë UNIK!
Kur ju ndodh që të “rrihni gjoksin”?
Kur di që në sallë janë me dhjetra bashkatdhetarë dhe i përshëndesë me “duart-shkab”
Je ndjerë shpesh si djaloshi “nga ana tjetër e hënës” siç të ka cilësuar The New York Times?
Po, sidomos në vende si Amerika apo Japonia jo të gjithë e njohin Shqipërinë e shpesh ka ndodhur të pyesin: “ Ka opera në Shqipëri”. Dhe iu jam përgjigjur se po ka dhe është në mes të qytetit, mes një Xhamie e një Kishe. Edhe në këtë rast jemi prapë shumë unik.
Për të ardhur në Shqipëri ke gjetur gjithmonë kohë, kur do jetë hera tjetër që do të të kemi në Tiranë?
Me siguri. Dua që të jetë pjesë e kalendarit tim dhe kështu do të jetë .
Sheh politikë në institucionet e artit në Shqipëri?
Është normale, që në një vend të vogël si Shqipëria, politika t’i këtë kthetrat pak më të fuqishme drejtpërdrejtë apo indirect, por arti di të dallohet, i ka fuqitë e veta. Di si t’i bëjë ballë çdo lloj politike, se ka peshën e eksperiencës mijëvjeçare e nuk mund të përulet me politikën jetë shkurtër.(ju lutem mos ma politizoni thënien ,i përket politikës të çdo lloji qoftë)
Ç’ndryshime kanë mbërritur në optikën tënde, gjatë kësaj kohe nga TOB?
Nuk jam në brendësi të gjërave, por di që kanë një kalendar të vazhdueshëm dhe që jeta artistike vazhdon si më parë. Ajo që do të rriste cilësinë e teatrit do të ishin rritjet artistike të trupës së solistëve, korit e orkestrës, që vjen si rrjedhojë e investimeve të shumta, restarurimit të teatrit dhe pak më tepër buxhet qe t’iu japë mundësinë e konkurrencës edhe të bashkëpunojnë me teatrot e tjerë në Ballkan, që kanë të njëjtat problematika si teatri jonë. Opera është një luks, e kuptoj shumë mirë, por një vend që kandidon për në BE, do një vëmendje shumë të veçantë, ndonëse e kuptoj, që masa në Shqipëri e ka më tepër vëmendjen tek ⅞ muzikë orientale apo tek folku ynë.
Në një intervistë të mëparshme më ke shprehur se Opera që kemi, është një dëshmi e shumë talenteve që kanë dalë prej aty. Dhe se ka vlera që duhen ruajtur, por edhe duhet zhvilluar si institucion… Nëse do të të ofrohej në një të ardhme të largët, do pranoje të ishe në krye të saj?
Nuk do të isha i zoti. Jam shumë artist. Do shumë zgjuarsi administrative dhe më pak artistike. Mendoj se poste të tilla nuk janë për ne artistët. Shpeshherë pikëpamjet e artistit me drejtuesin nuk janë të të njëjtit mendim. Por teatrit i duhet drejtuesi me gjakftohtësi, menaxhim , njohuri ekonomi. Gjithashtu të ketë lidhje me botën e biznesit, por edhe me politikën. Ndërsa artisti është më i prekshëm, më sensibël më i ndjeshëm. Bie kollaj në kurthet e momentit. Lëre pastaj, që kërkon lukse që vetëm në ëndërr mund t’i realizohen, por ky mbetet mendimi im.
A ka vende që nxjerrin talente, apo talente që bëjnë vende të ndryshme, ç’mendim ke rreth kësaj?
Jo. Janë talentet që bëjnë vendet.
Tani sfida jote nuk janë më koncertet në sallat më prestigjoze, por pesha e emrit që kultivohet aty. Sa afër dhe larg je të qenit zëri i operas të shekullit 21?
Shumë, shumë, shumë larg. Është vetëm fillimi. Një fillim i mbarë, por vetëm fillimi.
Saimir, dashuria sekrete me kolegen tuaj vazhdon?
Po, por nuk ka qenë asnjëherë secrete, vetëm që mua nuk më pëlqen ta bëjë bublike jetën time private. Jeta ime është tepër në lëvizje dhe pikat e referimit mbeten tek njerëzit që unë dua më tepër, familja dhe miqtë e pakët, por të vërtetë. Pa ata është vështirë të gjesh veten nga një udhëtim në tjetrin, nga një sukses apo dhe jo sukses.
Një urim për shqiptarët meqë jemi duke e lënë pas dhe këtë vit?
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!
Nje mesazh për kolegët tuaj në Tiranë?
Shumë respekt për ju të gjithë, për kontributin tuaj të përhershëm.
Personalishte kame shume rrespekt jo vetem per kte artist te operas shqiptare ,por gjithe ata shqiptare qe nderojn emrin shqiptare ne bote .
Ndoshta shteti shqiptare do duhet te tregoj vemendje e degjoj me shume se kurr sot zerin e artistave shqiptare .
Kur jevgu ka kos lyen dhe bythën thotë populli….!
Sot po e lexoj kte koment te nji far Mira (° ! °) .
S’arrij te kuptoj cfar kerkon te thot kjo shprehje ordinere ktu !!!
Kush eshte jevgu ktu dhe kush lyen lyen bythen !
Hahahah ,sinqerisht me vjen per te qeshur me kto njerez .
Duket sikur njerzit paskan qit trurin komplet jasht brekeve ,ne pritje te jevgut ,tja lyej me kos .
Mira na sqaro pak cfar kerkon te thuash me ate shprehje ,
sepse me pelqen te njihem me kte llogjik interesante te species qe ti perfaqson .
oooooo.Z.Sajmir ne si ministri kulture rinie e sportesh kemi shume fonde,por duhet te na besosh,betohemi per koken e atyre qe na kane votuar se nuk na tepron asnje lek per operen.Ca opere thua ti,ne mezi po blejme ndonje Mercedes qe te ecim,ndonje apartament te blloku per kalamajte,mezi po veme nga dy-tre milione euro ne banga ti kemi per pleqeri,mos prit leke per opera as kur te hyme ne BE,se nuk na teprojne,pastaj c’na duhet opera neve,per opera jemi,kush do te shikoj opera te ne,populli nuk ka buke per darke e nuk e din ca eshte opera……….Do te shikojne shtresat e pasura,politikanet,aristokratet,intelektualet…….O Sajmir ca intelektualesh thua,ata te vertetit jane me te varferit.A po politikanet,prokuroret,giykatesit,Fullanet,drejtoret,sekseret ne cdo ministri,doganjeret,,,,,,por degio,populli nuk shkon ne opera se nuk ka,kurse keta qe thashe kane por prape nuk shkojne se keta nuk jane te kulturuar e aristokrate,por nga shtresat me ordinere,te pakulturuara,hajdute e te korruptuara te shoqerise.Keta dhe nga 300 vjet te jetonin Opera do te ishte gjeia e fundit qe do mendonin.MENDONI,,… NISHANE E FULLANE NE OPERA…..Hahahahahaha.
eh mos Samir, ne skemi buk te hame ti thua te paguajme per operen
Eh mor lal, mire e ke ti. Artistat duhen vleresuar me shume e opera e ka humbur shkelqimin e dikurshem.
Populli jeton nen minimumin e jeteses e opera eshte gjeja e fundit qe i shkon ndermend.
Shume shume , ne qe e pelqejme operen ju ndjekim neper koncerte e skena jashte Shqiperise.
Urime ty dhe Ermonela Jahos qe vertet nderoni emrin e artistit shqiptar neper bote.
I nderuar zoti Pirgu,
Ju keni shume te drejte per investimet e munguara ne opera.
Por problemi eshte qe kush dhe si i realizoje.
Ju besoj keni nje informacion minimal se ç’behet ketu, nga njerzit tuaj te afert qe jetojne ne Shqiperi.
Thuhet qe per çdo vit vetem nga KESH, vidhen ose shperdorohen rreth 150 milion Euro. Borxhi shteteror po arrin rreth 70 perqind te GDP-se.Taksat dhe inflacioni vetem rritet.
Ku ti gjejne investimet per Opera?!
O Saimir, nuk e ka njeri mendjen te opera ketu, ata duan vetem muzike tallava dhe nudizem!
Jemi shume te gezuar edhe ketu larg vendit qe nji artist i madh si Saimir Pirgu na nderon.Zelli e talenti i tij spikat qe ne moshe te vogel e rinine e tij ne Elbasan dhe po arrin majat sot. Drejtori i pare i shkolles artstike te eElbasanit zoti Astrit Lopari ka merite per kete artist sepse ka ditur ta orientoje e ta perkrahi me shume ngrohtesi qe ne fillesat e para te jetes artistike te tij.Kete gje e dijne te gjithe ne Qytetin e Elbasanit.Saimiri i eshte mirenjohes e duhet t`i jete.
Sakte. Duhet investuar ne Opere (dhe arte tjera) por jo vetem per BE-ne por edhe per te zhdukur duhmen ne neo-otomane qe synon zhberjen e kombit. Me mire te investohet ne art sot se sa ne barot neser.
Saimir te uroj per modestin qe tregon ne kete inrviste, modeste eshte edhe mendimi konciz qe jep per vetite qe duhet te kete nje drejtues i nje instituioni sic eshte opera ku thua qe nje drejtues i nje institucioni te tille duhet te jete gjakftohte, menaxher, njohuri ekonomike, njohje me boten e biznesit dhe politikes. Dhe po kerkoj te gjej tek drejtuesit e sotem te operas ndonje nga keto cilesime dhe nuk me rezultojne ne asnjeren prej ketyre cilesime. Kam frike se mos ke patur ne mendje edhe ti derjtuesit e sotem.
eh mer shoku, e ke ne terezi ti se i fut nje tra la la ne fund
“Nuk eshte qqqemane Vvvesel. Oksidenti i thote ppppiano. Edhe ne keshtu duhet t’i themi pppiano”
“Ne koncert do te kete kange popullore, arie nga operat…”
“Uu, paska dhe arinj, do jene si bicim arrexhinjsh…”
Koncert ne vitin 1036
E keqja eshte qe, me nje perjashtim shume te vogel, prape po kthehemi atje.