Rauning: Ende nuk ka një zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion

10 Dhjetor 2014, 10:39Politika TEMA

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Florian Raunig u shpreh  se nuk ka ende asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

Duke folur gjatë Forumit Kombëtar kundër Korrupsionit, Rauning tha se strategjia kundër korrupsionit është me shumë rëndësi, por  strategjitë janë pa rezultat nëse bëhen pa mjetet e duhura.

Sipas Ambasadorit Raunig, perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është ende i lartë. Ambasadori Raunig theksoi se, nevojiten veprime më energjike për të luftuar korrupsionin

Sipas tij, 11% e PBP-së është përdorur nga publiku për të paguar rryshfet. Ambasadori i OSBE u shpreh gjithashtu  se, do të nisë një projekt i ri për luftën ndaj korrupsionit.

“Edhe pse numri i rasteve të korrupsionit të regjistruar në gjysmën e parë të 2014 është i konsiderueshëm, 468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë.

Sipas të dhënave nuk ka raste të identifikimit dhe dënimit të zyrtarëvë të nivelit të lartë dhe perceptimi i korrupsionit mbetet i lartë.

Shqipërisë i nevojiten veprime më të qëndrueshme në luftën kundër korupsionit. OSBE i ka dhënë mbështetje qeverisë në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Strategjia është një udhëzues që parandalon korrupsionin në të gjitha fushat e qeverisjes”, tha ai.

Në këtë Forum të organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, Ministrat e kabinetit qeveritar do të shpalosin një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë për të luftuar fenomenet korruptive. /gj.k/

4 komente në “Rauning: Ende nuk ka një zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion”

  1. sherifi says:

    E me ke do e luftosh korrupsionin,me keto prekurori dhe keto gjykata qe nuk paska burr nene ti levizi nga vendi, duhet ne fillim te behet reforma rrenjesore ne drejtesi, pastaj te flitet per nje lufte pa kompromis per korrupsionin.

  2. Sallam Turist says:

    Vrite mendjen sa te duash, po zor se gjen ndonje politikan shqiptar qe e ruan sadopak trapin per kritikat e “turistave” te OSBE-se.

    Disa prej zyrtareve te larte nuk mjaftohen vetem me ushtrimin e “sportit te bukur” te korrupsionit.

    Ne janar te 2011 pshm., nje nga “yjet ne ngjitje” provoi te ushtronte bile sportin e qitjes. Dhe ku do thoni ju. Tek “poligoni” Deshmoret e Kombit, mu perballe zyres se ish-kryeministrit.

    Por c’e do se per djall plumbat “prej gome” bene rikoshet dhe kapen nja kater civiliste, qe po qendronin me duar ne xhepa jashte gardhit te poligonit te qitjes…

  3. cim sula says:

    I pari qe duhet te futet ne burg eshte Mithat Mema sepse po shkaterron nje universitet po vjedh ne mes te dites po e ruajne me kujdes nga prokuroria qe te vjedhi dhe e mesojne qe ta ndaje ate qe vjedh.
    Filloni me rektorin me pas me kancelarin dhe zv.rektoret.

  4. Gezimi says:

    Gjasat jane qe dhe ne te ardhmen asnje zuzar politikan , deputet apo pushtetar i rendomte nuk do e shohe deren e qelise, pasi jane te tere te perfshire ne felliqesi dhe korrupsion. Nuk e dime dhe sa do zgjatet kjo histori, por e shoh jo te afert kete zbatim ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje