Braçe: Riformatimi i institucioneve sipas mënyrës së Nishanit, gjëja më e rëndë që po i ndodh vendit

14 Dhjetor 2014, 12:16Politika TEMA

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe, shpreh kritika të forta në lidhje me riformatimit të institucioneve sipas mënyrës së Kreut të Shtetit Bujar Nishani.

“Riformatimi i Institucioneve sipas “kuptimit” që Bujar Nishani ka për Kushtetutën është gjëja më e rëndë që po i ndodh këtij vendi!!”, shkruan Braçe në një koment në rrjetin social Facebook.

Duket se shqetësimi i deputetit socialist ka lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e zgjedhur nga Presidenti Nishani për të propozuar në Kuvend kandidaturën e tij për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

“Kam tre ditë që dëgjoj me shumë vëmendje deklaratat e udhëheqësve më të lartë të Shtetit për Guvernatorin e Bankes së Shqipërisë, mes tyre Bujar Nishani po i mëshon shumë Kushtetutës e Ligjit!!

Nuk hapitem, por nuk kuptoj se si ka mundësi që Bujar Nishani nuk flet për shkeljen e rëndë të ligjit nga dy anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë që kishin e kanë detyra partiake në Partinë Demokratike, tërësisht e ndaluar nga ligji për një anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë!!!

Si ka mundesi që ky e lexon Kushtetutën thjesht nga këndi i tij dhe në atë rast edhe gabim, kurse për militantët e partisë së tij nuk e lexon fare!!!!”, shkruan Braçe në një tjetër koment në rrjetin social Facebook. /gj.k/

16 komente në “Braçe: Riformatimi i institucioneve sipas mënyrës së Nishanit, gjëja më e rëndë që po i ndodh vendit”

  1. astrit says:

    Brace. Ke shume te drejte, por mos harro se heshtja e Rames dhe Metes per kete problem eshte e pafalshme. Po shperdoroni nje milion votat e shqiptareve. Zgjedhjet e tjera po afrojne dhe elektorati i majt eshte shume i ndjeshem.

  2. elidon says:

    ne fakt keto jane justifikime se kostot do i hani ju
    edhe e dini mire kete gje
    Nishani nuk merr kosto mbi supe

    http://bit.do/Brace-fillon-sulmin-ndaj-Nishanit-per-guvernatorin

  3. sherifi says:

    Po ti mir e ke o z.Brace,po mua nuk me duket se eshte e keqja tek Nishani,se ai dihet se per ke punon, mua me duket se te keqen me te madhe e keni brenda koalicionit qeverises.

  4. me vjenpertevjelle says:

    Ky sdi ta lexoje fare. Sa shpejt harroi gomarllikun e vet qe beri kur thirri ate inspektoren e bankes. Po keto steriotipe po na perseriten i kishim djathtas tani i kemi majtas. Kushtetutes i ke bere shurren ti brace mos e permend me. me mire shko bej ndonje kurs 3 mujor per edukate juridike.

  5. andromeda says:

    Mirë këtij loqe presidentit që i shkon pas avazit bishës, po ç’ti bëni Ilir floririt që i jep bekimin?

  6. epruveta me shurre e xhaxhit qe e piu saliu says:

    O Erjon,, jari eshte sherbetori i sali serbit bashke me lulushin ,keshtu qe mos u habit.Me shumicen e cilesuar qe ju besoi populli duhet tu tregoni vendin ketyre krimineleve vrases te 21 janarit.Jari ka per te mbetur gjithmone jar komplet,ai ngrifet gatitu si oficer qe ka qene ne sherbimin komunist.

  7. lavdosh says:

    Brace,
    Kam frike se ti je i vetmi idealist ne ate parti qe ishte shpresa e ketij vendi
    E kam thene edhe me pare: aleanca me Meten do te kishte pasoja, dhe sot ju jeni i keni duar te lidhura. Nqs Rama eshte me te vertete reformatori qe ky vend ka pritur me padurim, eshte me mire qe te kerkoje zgjedhje te reja. Keshtu populli do votoje per ju dhe nuk do keni justifikime
    Sot ju i keni duart te lidhura, prandaj drejtesia nuk po behet, prandaj reforma me kryesore ajo e drejtesise ka ngecur, prandaj Nishani dhe Meta bejene si te duan
    Une nuk jam socialist (kam votuar per ju qe te hiqnim qafe rrumpallen), mos harroni bazen tuaj
    nderime

  8. Miri says:

    Po per riformatimin e institucioneve ne Vlore sipas Koco Kokedhierit cdo na thuash z. Brace ???

  9. dolfi says:

    O Brace ngele duke konstatuar kush e ka fajin…
    Po ju cfare beni…
    Perse nuk i shkarkoni ju anetaret e keshillit te bankes qe kane shkelur ligjin.
    Mos bej der der gjithe diten se na merzitet byth..
    Votat i moret nga socialistet, ne administrate punojne gjysma e PD,
    Socialistet duhet te regjistrohen ne zyrat e punes…
    Te pakten fol me pak e puno me shume.

  10. Astrit says:

    Paska pas te drejte saliu, qeke nje kone ti!! gam gam gjith diten!! pune e fakte lejini llafet

  11. Malok Tirane says:

    Edhe une nuk e kuptoj se si ti Brace nuk e ke kuptuar qe kapter Jari eshte nje koqe kandari dhe ekziston si nje drone e komanduar nga shef Rumpalla. Nishani do te hyje ne histori si presidenti me karagjoz i Shqiperise.

  12. Hipokriti says:

    Erion, pozicioni retorik qe po mban po sjell fundin e adhurimit qe ke pasur gjate karrieres tende politike. Erion ti tashme po behesh haptazi hipokrit.

  13. rilindja says:

    REFORMAT I ben qeveria jo presidenti o mi kanalesh,deri tani nuk keni bere asnje reforme,sic po duken bathet nuk do beni asnje reforme se doni te vidhni,pisa qeveritare e deputete.

  14. astrit says:

    More Brace.Kush e ka pushtetitin.Kur se kishit qanit,tani qe e kini prape qani.Ne vend qe te ankohemi ne ankoheniju.Kur nuk I beni zap qafiret per cfar e moret pushtetin,apo per pordhe.

  15. eri says:

    Interesat e Metes ne Banken e Shqiperise jane te thella.Kedo qe te pyesni ne Banka e dine qe ay qe ka fituar tenderin per rikostrukcionin e Bankes se Shqiperise esnhte miku numur nje i Ilir Metes .Po te mosishte Ilir Mdeta pas ketij biznesmeni nuk mund te zvaritej kaq shume rikustrukcioni duke mos i hyre asnje gjemb ne kembe ketij biznezsmeni

  16. juristi says:

    O Brace pse nuk e kerkon shkarkimin e anetareve te keshillit mbikqyres te Rama,apo nuk te degjon njeri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje