PD: I biri i tenderon të atit 1.2mln USD. Ministria e Mjedisit: Alb-Garden s'ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga ne

14 Dhjetor 2014, 16:00Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po mbulon korrupsionin me sulme ndaj opozitës. Zëdhënësja e PD-së, Orjela Nebijaj tha se qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi pas publikimit të aktit korruptiv, ku një drejtor i Ministrisë së Mjedisit i tenderon të atit 1.2 milionë dollarë.

“Fakti është se forma e korrupsionit që kanë instaluar Edi Rama dhe Ilir Meta, është e denjë për rekord gines. 1.2 milionë dollarë, që i biri shef i madh tek Ministria e Mjedisit, ia tenderon të atit të tij, që ka kompani fidanësh.

Ky është fakti, ja ku është e dokumentuar tek buletini zyrtar. Qytetarët dhe opinioni publik, janë edhe më shumë të tronditur nga reagimi i dyshes Rama-Meta. Edi Rama nga njëra anë e pranon që kjo ka ndodhur, dhe del e sulmon opozitën. Papagalli është kthyer në institucion, i njëjti refren.

Asnjë përgjegjësi për këtë akt skandaloz, vetëm tymnajë politike. Por publiku nuk çoroditet nga kjo, fakti mbetet. 1.2 milionë dollarë, i biri drejtor ia tenderon babait biznesmen. Në anën tjetër, në një garë absurde se kush duket më qesharak, Meta me Ministrinë e Mjedisit, edhe ai e pranon, por thotë se këto tendera me miliona euro nuk i bën ai, por vartësit në rrethe, që qenkan edhe të pavarur. Të gjitha estradat të mbledhura bashkë nuk do t’ia kalonin dot kësaj shakaje qeveritare. Por problemi është shumë serioz. Këto para janë të taksave të shqiptarëve.

Taksat e shqiptarëve po ndahen në tavolinat e miqve, sipas një skeme të pastër korruptive. Kjo është në të vërtetë qeverisja Rama-Meta dhe arsyeja e vetme e ekzistencës së tyre. Papunësia e varfëria po thellohet, Rama e Meta ndajnë hiset me klientelën. Çmimet dhe taksat po rriten, Rama dhe Meta e rrjeti i tyre i interesave pasurohen. Oligarkia e milionave do të ndalet. Populli është në këmbë. .”- deklaroi zëdhënësja Nebijaj.

Në lidhje me akuzat  e Partise Demokratike ka reaguar edhe Ministria e Mjedisit, e cila  i ka cilësuar të pavërteta akuzat dhe ka mohuar faktin që Alb-Garden të ketë fituar ndonjë tender nga Ministria e Mjedisit.

“Shtyrë nga akuzat e përsëritura dhe të pavërteta të bëra në drejtim të Ministrisë së Mjedisit nga foltorja e Partisë Demokratike, informojmë edhe një herë opinionin publik se subjekti Alb-Garden nuk ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga Ministria e Mjedisit si autoritet kontraktor. Madje, sqarojmë, që ky subjekt ka konkuruar dhe nuk ka fituar nga Ministria e Mjedisit si autoritet kontraktor.

“Ndryshe nga e kaluara ku tenderat dhe pushteti ishte tërësisht i centralizuar nga njerëzit të cilët tani po hedhin akuza tërësisht të pavërteta, sot, në zbatim të plotë të ligjit, Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në qarqe janë autoritete kontraktore të mëvetme, me komisione të pavarura pa asnjë lloj varësie nga Ministria e Mjedisit. E përsërisim që subjekti në fjalë ka fituar me garë të hapur dhe të rregullt më pak se 20% të investimeve për gjelbërim dhe rehabilitim.

Me sa duket selia blu, vazhdon akoma me filozofinë e fjalëve ndërsa ne po ecim me filozofinë e punës. Filozofia e tyre e fjalëve na la si trashëgimi një gjendje alarmante të pyjeve shqiptare; një kaos mjedisor me shfrytëzime ilegale dhe pa kriter të shtretërve të lumenjve, të guroreve dhe furrave të gëlqeres; të ndotjes së ajrit dhe asaj akustike; pa asnjë projekt të zbatuar; pa asnjë zonë të rehabilituar; me qindra ndërtime pa leje në parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura; me një gjueti të paepur të faunës së egër të cilën e gjetëm në kufirin e shfarosjes totale; me rrugë nacionale të mbuluara me mijëra tonë mbetje dhe pa asnjë gjelbërim; pa asnjë regjistër të përdoruesve të ujit; pa asnjë regjistër mbi dëmet apo gjendjen e pyjeve; dhe mbi të gjitha një mjedis i cili ishte tërësisht jashtë axhendës së qeverisë për investime por burimi numër një për përfitime”, thuhet në dekalratë.

Ministria e Mjedisit sqaron më tej se po punon me ritme të shpejta për të rehabilituar dëmet e jashtëzakonshme të bëra ndaj mjedisit.

“Për herë të parë në dy dekada, një qeveri mbjell pemë. Ministria e Mjedisit vetëm brenda një viti ka mbjellë 2.5 milione fidanë dhe brenda katër viteve do mbjellë 10 milionë fidanë. Kjo qeveri e ka mjedisin prioritet dhe për herë të parë mjedisi është në qendër të opinionit publik.

Jo vetëm ndërmorëm masa ndëshkuese si mbyllja e furrave të gëlqeres, ndalimi i eksportit të qymyrit të drurit, vendosja e moratoriumit 2 vjecar të gjuetisë, etj, por kemi shndërruar në të bukura zonat më të shëmtuara të vendit, kemi përfunduar një sërë projektesh dhe kemi nisur plotësimin e Regjistrit Kombëtar të përdoruesve të ujit dhe kadastrën kombëtare të pyjeve, dhe shumë reforma të tjera të cilat do zbatohen së shpejti me ligjin e ri të pyjeve.

Ministria e Mjedisit do vazhdojë punën e nisur për të rritur standartin e jetesës së qytetarëve. Kjo është filozofia jonë e punës dhe asnjë retorikë boshe nuk do bëhet pengesë në punën tonë për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve shqiptarë”.

8 komente në “PD: I biri i tenderon të atit 1.2mln USD. Ministria e Mjedisit: Alb-Garden s’ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga ne”

  1. Braho says:

    Tenderi ka qene i ndershem,me traparenc te plote.

    I biri ja dha babait 1.2 milion dollare se babai i kishte garantuar qe ne te ardhmen do paguante energjine elektrike.

    1. Pilo lala says:

      Keta duan qe Kompanite fantazme qe krijuan 8 vjet, te vazhdojne te bejne punerat fantazme.
      Tenderat do i marri ai di te beje punen.

  2. Sokol.Milano says:

    Me duket se kemi nderruar dushk per gogla.Ikem nga muti ne kake.

    1. Pilo Lala says:

      Ti qe gjoja ndryshon mendje nga nje shpifje, kurre nuk ke votuar per Edi Ramen.
      Vazhdo te votosh per Sali Ram Vicidol Beogradin, se voten tende nuk ka ce do PS.

  3. Selim Rroshi says:

    Menyra si pergjigjen keta shtetaret e sotem tamam po thone na lumte qe e beme, kulmi eshte ministri mjedisit qe si struci fut koke ne rere dhe thote godina ministrise ku jam une ska bere asnje tender, e ke bere pyjorja e lezhes si organ i mevetem dmth pyjoret qenkan me kushtetute organ me vete dhe dalin direkt nga sistemi zgjedhor, se organet e mevetme ashtu jane, ahahahahahahahahaha
    Per zotin keta te lsi si ushtri karkalecesh qe bien ne parcele e nuk lene asgje pas shkrete gjithandej.
    Po ai Luan Bare na thote evertete eshte po ska goje dhendrri berishes ta nxjerre se i korruptuar, ik o Luan prej katramaje me gjith tigrin prej letre Ramen me gjith boa anakonden Meten.

    1. pilo Lala says:

      A mer Sel, jeni msu me llamarinat qe beri ajo firma e Berishes per Monumentin e Pamvaresise ju. Edhe ate rrugen e Elbasanit ka dy dite e bllokuar.
      Nuk doni pune ju, doni hajdutet.

  4. antipatrea says:

    Po lere o Pilo edhe ti te shkretin… Me tutkunet merresh ??? Ti shiko vetem se se si shkruan Selimi i shkrete ,dhe e vetmja qe mund te besh eshte ti thuash qe te rroje vete se mendja i ka lene shendene… B R A V O te qofte ore Selim qe arrite te shkruash dy shkronja pamvaresisht nga renditja… B R A V O dhe te krenohesh para babait se ai firmoste me gisht, pa lere Pilon se do uje ai…

  5. Albi says:

    Keta mbrohen me idene se nuk e ka firmosur direkt ministri tenderin, po nje drejtor qarku qe eshte emeruar atje nga vete ministri??? Po na marrin per leshko a si eshte puna???

    Po edhe ne kohe te Saliut kjo hile perdorej, prandaj vete me letra ministrat e PD-se nuk ke ku ti kapesh se nuk kane firmosur gje. Kane firmosur ata qyqaret me poshte, dhe kur futej ndonje ne burg per korrupsion, gjithmone ishte ndonje nga ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje