Rama: Përgëzime policisë për arrestimin e “Babagjyshëve”. Tahiri: Dëshmi se policia është në krye të detyrës

17 Dhjetor 2014, 18:37Kronika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar menjëherë sapo lajmi është publikuar në  media, arrestimin e bujshëm të policisë të grabitësve të TEG.

Përgëzime Policisë për arrestimin e grabitësve që morën famë si “Babagjyshat e Vitit të Ri”. Po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur!”, shkruan Rama.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka komentuar arrestimin si një provë se policia është në krye të detyrës.

Babagjyshat? Një tjetër rezultat që dëshmon se Policia e Shtetit është plotësisht në krye të detyres! Kush merr guximin të bëj krim, duhet të presë ditën për të dalë para drejtësisë. Shqipëri e sigurt, bashkë me qytetarët e ndershëm. Bravo!“, shkruan Tahiri.

5 komente në “Rama: Përgëzime policisë për arrestimin e “Babagjyshëve”. Tahiri: Dëshmi se policia është në krye të detyrës”

  1. Moisi Golemi says:

    Nuk iku koha e tyre, nqs nuk gjenden vrasesit e Santos dhe Olldashit.

  2. Shoku Rrok i Druve says:

    Zoti Rama,
    Pergezime Policise se Shtetit (qe tashme mund te themni se “ka dale ne vete” me kriminelet e Saliut, te cilet shfaqen dhe bejne “prova teknike here ne Kallmet ne Lezhe e here gjetke, si per te na thene se ne, (Ata) dhe Shqupi jane gjalle akoma) per kapjen e njollosesve te festave te fundvitit”. Hajnia, boll e ndyte eshte, po ato e qelben fare! Lidhur me porcionin e shprese dhe besimit qe jepni, do doja ta ilustroja me nje anekdote qe brezi yne (une dhe Ju)e dini.
    Njeri po i tregonte vetes barcealeta. Ecte duke qeshur dhe me njeren dore, qe e afronte te goja, e leviste djathtas-majtas ritmikisht.
    E ndalon kete zoteri njeri dhe e pyet se c’kishte. Ja, po i tregoj vetes barcaleta. Po doren perse e leviz ashtu para goje here pas here. E po i them vetes, kalon ne tjetren, se kete e di!

  3. krenar says:

    Po ndonje lek shperblim per vit te ri policise apo prape njelloj me vjet dmth hic.Me vjen inat pa fund qe doktor dhjeramani ju jepte nje 9000 lekesh sa per nje gjel ndersa ju jo……

  4. Delli USA says:

    Ca boni keshtu mor jahu,tani e gjetet ti prishni humorin Lulushit para vitit te Ri,”jazek” ju kjoft qe fusni ne burg njerez per festa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje