Sony Pictures Entertainment është shprehur se ende dëshiron të shfaqë filmin për diktatorin e Koresë së Veriut, i cili titullohet “The Interview”.
Filmi i zhanrit komedi, i cili në njëfarë mënyre “përqesh” liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se po sheh për platforma alternative, por fajësoi kinematë për anullimin e shfaqjes së tij.
Këto deklarata erdhën pasi Presidenti Obama tha se kompania e filmit bëri gabim duke anulluar shfaqjen e filmit, pas kërcënimeve për sulme në kinematë amerikane.
Barck Obama tha se Shtet e Bashkuara do t’i përgjigjen këtij sulmi kiberntik të kryer ndaj kompanisë së madhe Sony Pictures.
Ndërkohë Korea e Veriut, përmes Ministrisë së saj të Jashtme ka thënë se ajo nuk ka të bëjë fare me sulmin, por ka kërkuar hetim të plotë për këtë incident. Korea e Veriut gjithashtu ka bërë thirrje që SHBA të ndalojë sulmet dhe akzuat ndaj saj. /j.h
A thua se ne kore te veriut paska hakera qe shteti si kontrollon?? Hahahahaha.. sabotusit do pushkatohen hahahajajajajahahahahaaaa
Korea e Veriut nuk ka kapacitet teknologjik per hack-e kibernetike.
I vetmi vend ne bote me nje department prej 100,000 hackera te punesuar nga qeveria eshte Kina.
Kina gjithashtu eshte ndoshta miku i vetem i Korese se Veriut…
A:Ore karafil!!!! B:Karafil je vete!!! A:Kujt i thua karafil??? Pak a shume kjo po ndodh ne kete ceshtje.Politika e aq me shume bythqiret e Hollivudit nuk duhet te nderhyjne ne punet e te tjereve,ashtu sic persekutuan per 50 vjet kubanezet e varfer etj.etj.USA duhet te heqi dore nga provokacionet, embargot, talljet e terrorizmat model Al Kaida e te zhvilloje mardhenie normale te ndihmes reciproke me Korene. Jane popujt ata qe zgjedhin rregjimin qe duan.Hollivudi le te meret me kooperativat bujqesore te vendit te vet.
Ka shume mundesi qe kjo “loje” te behet edhe per politike, por me shume per ti dhene mundesine qe te rritet numri i shikuesve te nje filmi qe mund te jete ne kufijte e mediokritetit.
Nqs nje film te tille do e kish bere Koreja e Veriut apo Irani,ne USA do te binin sirenat e alarmit per terrorizem.