Pas lajmeve se ballua e presidentit ishte një luks vienez, Jari u ndje keq dhe bëri një sqarim për mediet, ku provonte qartë, me fakte bindëse, se të ftuarit e tij jo vetëm që nuk ishin pasanikë, por njerëz me borxhe ndaj shtetit shqiptar, të cilët ai i kishte mbledhur me shpresë që pushteti i ri t’ua falte borxhet dhe t’i konsideronte njerëz normal.
Në sqarimin e Jarit thuhej:
“Të dashur miq.
Kam lexuar këto ditë në medie spekulime të ndryshme për gjoja luksin që ka shoqëruar ballon e bamirësisë që unë si president organizova me rastin e Vitit të Ri.
Dua t’u sqaroj se të ftuarit që unë kisha thirrur nuk janë milionerë dhe as njerëz që mund të bëjnë bamirësi, por njerëz të cilëve u duhen falur borxhet për hir të unitetit kombëtar dhe uljes së konfliktit.
Siç e patë, në krye të vendit kisha Zenin. I gjori djalë, përveçse është në gjak me 26 familje në Gërdec, se u janë vrarë familjarët për shkak të një aksidenti teknologjik, është në sherr dhe me tezen se i vrau burrin dhe nuk u interesua më.
Plus kësaj, dëmet e shkaktuara arritën në 60 milion euro dhe babai i tij, siç e dini, i pagoi të gjitha.
Tani unë e thirra aty, jo vetëm se është martuar prapë, por se duhet të nisë një jetë të re dhe sa i përket detyrimeve ndaj shtetit. Ne duhet t’i hedhim pas krahëve të shkuarën dhe të shkojmë përpara. Ashtu siç ka pas thënë shoku Ramiz, kush e mban kokën pas, pas ikën, kush shikon përpara, përpara ikën.
Në tavolinë me të, siç e patë, ishte i nderuari dhe i respektuari Sali Berisha, i cili për të mirën e vendit, ka rritur në 3 miliard borxhin e Shqipërisë. Ai ka mundur ta bëjë këtë përmes kredive, borxheve, por dhe shpërdorimeve normale që ka pushteti. Plus kësaj, ai është në gjak me tetë fëmijë jetimë, prindërit e të cilëve u detyrua t’i vrasë më 21 janar, pasi po të mos i vriste, mund të mos ishte më kryeministër. Tani ne e kemi detyrim që të bëjmë një akt bamirësie ndaj këtij njeriu dhe t’ia falim çfarë ka bërë.
Pak më tutje ju e patë që ishte Sandri. Ai deri tani është paditur nga dy ministra. Zonja Kodheli i kërkon 1.2 milion euro, kurse zoti Tahiri e ka tepëruar dhe më shumë, duke i kërkuar 4,3 milion euro. D.m.th, atij i kërkon qeveria të kthejë mbramsh gati 5,5 milion euro.
Unë mendoj se ky është një ekzagjerim dhe ne duhet të jemi të gjithë pranë Sandrit në këto momente të vështira, për ta kaluar këtë krizë. Në këtë rast unë jam dakord dhe mbështes dhe qëndrimet e kryeministrit dhe disa ministrave që përpiqen ta ndihmojnë, por mbi të gjitha, kërkoj një mirëkuptim nga të gjithë palët, që ta kuptojnë drejtë se Klani është pasuri e çdo qeverie shqiptare dhe si e tillë, çdo qeveri duhet të ndajë diçka nga pasuria e saj për t’ia dhuruar atij.
Ju e patë po ashtu se në sallë ishte dhe Fullani. Çfarë mund t’u them më për atë njeri? I dashur, i respektueshëm, i qeshur, i gjendshëm për çdo hall. Askush tjetër nuk më është lutur si ai, për të më marrë gruan në punë, derisa ma mori. Çfarë mund t’i thuash atij njeriu? Nga ai buron vetëm mirësi dhe xhentilesë. Por, nga ana tjetër, të gjithë e dimë për fatkeqësinë që i ndodhi së fundmi, duke i humbur 7 milionë euro nga Banka. Këtë jo vetëm që e pagoi shtrenjtë duke e hequr nga puna, por duan që ta persekutojnë edhe duke e futur në burg.
Unë e thirra aty, ta shikojnë mirë prokurorët dhe gjykatësit që varen nga mua, se ai është mik imi dhe në këto prag festash ne duhet të tregohemi bamirës dhe ta ndihmojmë si njeri në nevojë.
Ky është solidariteti i vërtetë dhe rasti kur njeriu tregon fytyrën e tij. Të gjithë duhetë të japim kontributin tonë që ky njeri të mos linçohet dhe të jetë një njeri i lumtur në këto festa.
Lista e atyre që ishin në sallë vazhdon pa fund. Ata ishin në tërësi njerëz me halle, të cilët pushteti i ka futur në borxhe dhe detyrime financiare, të cilat ata nuk i përballojnë dot më. Çfarë duhet të bëjmë me ta? T’u kthejmë shpinën? Në asnjë mënyrë! Unë mendoj se ata duhet të rehabilitohen dhe të kenë mbështetjen tonë, dorën tonë të ngrohtë dhe kujdesin e shtetit. Kjo ishte dhe qëllimi i ballos së bamirësisë, që disa gojë të këqija e përflasin si ballo luksoze.
Po e mbyll këtë sqarim me një përshëndetje për të gjithë ju në prag festash:
Fryu era nga përjashta,
tundi perdet e mëndafshta,
mos kujtoni se harrova,
kartolinën ua dërgova.
Jari”.
une jam kuriz Grida Duma a ishte ne ballo? nese po a u pallua?
http://bit.do/Seks-ne-ballon-e-Nishanit
Grida Duma dihet boterisht se eshte skizofrene dhe nje manjak si Pango dhe pijanec si Arben Ristani mund ta perballojne i pari pasi fillon nga mbertheckat perfundon me qetesues dhe i dyti me palle.
Shume legen eshte treguar Bujari duke ftuar ish-te burgosurin ordiner, hajdutin e taksave te popullit dhe shume qurranjos po tregohet ne krah te Berishes.
Po Rama cfare pret ???
Sikur po e tepron qe po tregohet shume i durueshem.
Leri llafet Mero! Kerkoi publikisht shtetasit Bujar Nishani te na beje publike sa kostoi ballua, listen e plote te gjithe te ftuareve, fondin e mbledhur nga bamiresite dhe sa kontribuan secili prej pjesmarresve per bamiresine e kerkuar. Te gjithe ata qe nuk kane kontribuar ti shpalle hajdute dhe ti dekoroje me medaljen e qylaxhiut te klasit te I. Jepi Mero!
keta maskarenje e degdisen shqiperine , e njollosen ne ate menyre sa na vinte turp ne qe jetojme jashte te thoshim jemi shqipetare e shiten me keq se zogu detin fushat c do gjje te bukur qe kishte shqiperia . ata nuk kane turp dhe nuk kane menduar ndonje here per shqiperine dhe shqiptaret . dhe tani mblidhen legenat dhe c fare duan te tregojne qe akoma na bejne per budollenj /.. mburet ermali me amin se moren dhe ata nje dore te mire ne kohen qe ka jetim qe nuk mundete te blejne nje tollumbace turpe dhe mos i henkshine keto leka ………