Atentati në Shkodër, larje hesapash për shuma të mëdha në trafikun e drogës

22 Dhjetor 2014, 14:47Kronika TEMA

“Një larje hesapesh për shuma të mëdha në trafikun e drogës”.

Ky është motivi që sipas policisë fshihet pas ekzekutimit me breshëri automatiku të Edmond Batrit dhe Admir Alisë, të njohur si “të fortët” e Shkodrës mesditën e së shtunës 20 dhjetor, raporton Ora News.

Përmes një deklarate për shtyp policia e Shkodrës njofton se Admir Alija e Edmond Batrit, rezulton se kanë respektivisht nga 6 plagë të shkaktuara me armë zjarri, ku ndër të tjera ka plagë me dëmtime masive në pjesën e kokës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa Amarildo Pirani, 20 vjeç i cili mbeti i plagosur në këtë atentat ka plagë të parrezikshme për jetën.

“Nga informacionet në rrugë operative dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh për shuma të medha në trafikimin e drogave. Po punohet per zbulimin e autorit-vet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka nisur procedimi penal pa autor, per veprat penale te « Vrasje rrethana cilesuese » dhe « Mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake » për vrasjen e ndodhur një ditë më parë pranë vendit te quajtur « Dudas », Lagjia « Ahmet Haxhija » Shkodër.

6 komente në “Atentati në Shkodër, larje hesapash për shuma të mëdha në trafikun e drogës”

  1. miri says:

    Po cunat e Sajmires kane ndo nje gje per te thene, apo na shesin pordhe me hajduta pulash.Kujdes Emiliano Shullazin se mos beni gabim e shifni me inat se hiket nga puna dikrekt,aty ste fal Sajmira se e ka idhull.

    1. Kritiku says:

      Mos i do zotrote policet qe te kthehen ne truperoja te ketyre “te forteve”(leshkove)? Mire u be qe iken dy plerera. Koken hengshin sa me shume me njeri-tjetrin. Me mire keshtu duke u vrare se sa te kapen dhe te paguajne taksapaguesit per mbajtjen e tyre gjalle neper burgje.

  2. td says:

    S’do kene paguar energjine me siguri…

  3. Kritiku says:

    Mesoni te shkruani ore “gazetare”!
    Çfarë fjale e re eshte kjo “autorit-vet”? Me poshte ju shkruani: “Vrasje rrethana cilesuese”…. I kuptoni keto qe shkruani?
    Po kjo “Mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake” nga doli si akuze? Kur nuk dihet autori nga e moren vesh ata qe na paskan patur arme pa leje? Tani kete gomarllek e kane shkruajtur policet apo eshte “shpikja” e juaj?
    Behuni me serioze ne permbajtjen e lajmeve sepse keni te beni me publikun dhe nuk po flisni tek lagjja me shoket!

  4. lani says:

    O Miri qenke koqe fare………….Saimiri po ju a dridh leqet ju gangsterave te Sales.

  5. beni says:

    Si ka mundesi se tani nuk ka me trafik droge,sepse policia drejtohet me profesioniste tani,e keni dhjere fare e keni degraduar policine e shtetit qe zor do ta marre vetem me, duke ja ulur vlerat e saj ku sben me, te cilen e keni futur kudo e ne cdo gje, si mundet qe nje specialist policie te beje sherbim me turne, e te ndjeke punen e tij te perditshme, kjo eshte e qellimshme e nuk e lot as topi sepse aktualisht policia nuk eshte ne rruge e kane ngujuar mrenda sikur ajo eshte administrate dhe do te vije vete trafikanti te futet ne burg, personat qe drejtojne kane ardhur nga ish te liruar prej shume vitesh te cilet e kane humbur nuhatjen sepse kane ndryshuar shum gjera,lere se nuk dine gje ,por i shtyjne vartesit dhe te shkelin ligjin??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje