Shkarkohet nga detyra kreu i DAR në Malësinë e Madhe, ishte debitor i OSHEE

21 Dhjetor 2014, 13:07Kronika TEMA

Ministria e Arsimit shkarkon nga detyra Vlash Linadi, kreu i Zyrës  Arsimore në Malësinë e Madhe .

Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se “pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga DAR Shkodër dhe ballafaqimit të tyre me të dhënat e dërguara nga OSHEE, rezulton se drejtori i Zyrës Arsimore të Malësisë së Madhe, z. Vlash Linadi, është debitor në masën 130,490 lekë ndaj operatorit të shitjes së energjisë elektrike”.

Nisur nga ky konstatim, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka propozuar shkarkimin e Vlash Linadit, sipas procedurave ligjore për shkelje të etikës dhe mos zbatimit të Urdhrit të Ministres së Arsimit dhe Sportit.

“Ministrja e Arsimit dhe Sportit, i bën thirrje të gjithë trupës së punonjësve në sistemin arsimor se detyrimi për pagesën e energjisë elektrike është një detyrim ligjor, pasi në një shtet të së drejtës, në një vend demokratik, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Kultura e zbatimit të ligjit duhet të fillojë që nga bankat e shkollave, me përfshirjen e mësuesve, pedagogëve, studentëve, prindërve dhe komunitetin. Vetëm kështu, duke edukuar qytetarë europian të një vendi europian, mund të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të nesërme krejtësisht tjetër për vendin tone”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. /gj.k/

6 komente në “Shkarkohet nga detyra kreu i DAR në Malësinë e Madhe, ishte debitor i OSHEE”

  1. algert says:

    ne fakt keto shkarkimet sepse nuk ka paguar dritat, ??? http://bit.do/Suck-my-Dick ekziston noj ligj?? qe i jep te drejten qe ta shkarkoje???

    1. TANI DURRES says:

      ta tha pra! per shkelje te etikes,dhe mos zbatim urdhri

      Do Ju Tregoj nje histori te vogel.
      Une jam ne emigracion.
      Baba me pate lone kur vdiq nje dyqon te vogel qe se gezoi per 45 vjet se ishte shtetezu.
      Nejse,ja dhashe me qera dikujt.
      Qeraxhiu duke perfitu nga rasti qe s’isha present nuk pagoi qera per 2 vjet.
      Me ne fund doli, por me la 2 milion energi pa pagu, kiste bo lidhje te paligjshme, por edhe dome te tjera materiale.
      Problemi eshte se ne Shqipni si askund vend tjeter ne bote Kontrata me KESH in eshte vetem ne emer te pronarit nuk e ndryshon dot.
      KESH nuk nenshkrun kontrate me qeraxhiun vetem me pronarin e patundshem.
      Kjo eshte e pabesueshme por e vertete.
      per me teper Kontrata eshte ne emer te cunit te xhait tim sepse une i pata ble pjesen e perbashket nga prona e trashegume.
      Shkoj te KESH me ndrru kontraten sma nderrojne.
      Tashti u detyriova me pagu 2 milion leke te vjetra qe ta lidh prap energjine.
      Ishalla ky qeraxhiu tjeter sdo ta lexoje kte artikull se do ma fusi edhe ky si ai i pari.

  2. Ligji Koti says:

    Po a eshte pyetur ky robi se pserse nuk i ka paguar. Ndoshta eshte nje gjobe abuzive qe nuk duhet paguar. Duket se edhe qeveria po e shkel ligjin duke i trajtuar punonjesit si skllever. Cfare jane keta ministra papagaj qe i referohen vetem nje ligji ne nje kohe kur qytetaret detyrohen dhe mbrohen nga shume ligje….

  3. LORA says:

    Gjithe kjo debi (qe duhet te jete e grumbulluar ne vite) deshmon se shkarkimi i ketij drejtorit te Dar ,Malsi e Madhe,eshte i vonuar.
    Kusaret e shtetit nuk duhet te qasen ne asnje pune shteti.

  4. alb says:

    Une nuk e di ku do te gjejne nje njeri qe i ka paguar dritat ne Tropoje per ta zvendesuar.

  5. shp says:

    Na shqipet po te vum posht nuk lam gja pa te ba.Me u hap bythesh neper rruge me makina sa ma te mdhaja, tu hanger dreka e darka neper restorante,tan diten neper klube dhe tu u vu ne gar kush e ban shpin ma te nalt,ca kujtoni se shteti nuk i sheh keto,ku ka mos me pagu dritat,problemi asht te fukarenjt qe nuk kan ndoshta buk me hanger. Kur nuk pagun e shperdoron,harron me i fik dritat,ndersa kur i pagun nuk te xen gjumi se mos ke harru ndoj drit ndez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje