Vrau balerinën, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të afërmin e Agron Kuliçit

18 Dhjetor 2014, 14:07Kronika TEMA

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Artur Kuliçin, i cili akuzohet për vrasjen e balerinës Sonila Tafa.

26-vjeçari është duke u gjykuar në mungesë, pasi nuk u arrestua për vrasjen e ndodhur në një club nate në Tiranë.

Dyshohet se policia nuk e arrestoi atë qëllimisht dhe e la të arratiset, duke qenë se në kohën krimit, zv-drejtor i Përgjithsmë i Policisë ishte Agron Kuliçaj, i afërm i tij.

Artur Kuliçi e vrau balerinën ndërsa qëlloi në drejtim të badigardëve të club-it, duke qenë se ata e kishin nxjerrë atë jashtë, pas një sherri me disa persona të tjerë.

Plumbat e drejtuar ndaj badigardëve kanë zënë balerinën, e cila ka mbetur e vdekur./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje