Plagosi motrën dhe bashkëshortin e saj, arrestohet Gëzim Garuli

18 Dhjetor 2014, 10:45Kronika TEMA

Policia ka arrestuar personin që një ditë më parë qëlloi me armë ndaj motrës dhe bashkëshortit të saj.

Gëzim Garruli është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Një ditë më parë ai plagosi në shtëpinë e tyre Shkurte dhe Fiqiret Balla në fshatin Shën e Premte në Lushnje, pas një grindje familjare.

I riu kishte shkuari tek e motra për darkë, por biseda rreth fejesës, duket se ka irrituar 30-vjeçarin, pasi çifti Balla i kërkoi të mos keqtrajtonte të fejuarën.

Në të gdhirë të së mërkurës së 17 dhjetorit 2014, debati duket se është ndezur sërish, ku Gëzim Garruli nuk ka hezituar të qëllojë mbi të motrën dhe bashkëshortin e saj, disa herë me pistoletë.

Aktualisht Shkurte Balla, 42 vjeçe, është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumave në Tiranë, pasi plumbat i kanë prekur disa organe jetësore dhe mjekët po përpiqen ta mbajnë në jetë.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj nuk paraqet rrezik për jetën./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje