Ministria e Brendshme: Çdo përpjekje për azil në BE, absolutisht e papranueshme

18 Dhjetor 2014, 14:31Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka reaguar pas dyndjes së një grupi qytetarësh drejt Vlorës, që synonin të udhëtonin drejt Gjermanisë për azil.

Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme paralajmëron të gjithë qytetarët se “do të ketë kontrolle të shtuara në kufi, për të mos lejuar kalimin e asnjë personi i cili nuk do të përmbushë kriteret ligjore për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen”.

Policia e Kufirit e mbështetur edhe nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit po punon ditët e fundit me regjim të përforcuar për të përballuar fluksin e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me rastin e festave të fundvitit.

Ministria e Brendshme shton se “është e angazhuar për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Europian dhe me qëllimin e paligjshëm për të kërkuar azil në këto vende”.

Policia e Shtetit po ndërmerr hetime ndaj çdo personi, shoqërie udhëtimi ose kompanie tregëtare që organizon ose ndërmjetëson për udhëtimin e qytetarëve për qëllime të azil-kërkimit dhe shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ministria e Brendshme rikujton të gjithë shtetasit shqiptarë se “çdo përpjekje për të kërkuar azil në vendet e BE në mënyrë abuzive është e absolutisht e papranueshme, pasi tashmë Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe vendet e BE nuk i miratojnë kërkesat e këtij lloji”.

6 komente në “Ministria e Brendshme: Çdo përpjekje për azil në BE, absolutisht e papranueshme”

  1. Vullneti says:

    Vazhdoni te qeverisni si e keni nisur se do te qeverisni vetem veten tuaj per pak kohe. Shqiperine po e boshatisni ju qe po i vidhni endrrat shqiptareve. E drejta e kerkeses se azilit i njihet cdo shtetatasi shqiptar, pavarasisht se Shqiperia eshte ne listen e vendeve te sigurta. Ky fakt nuk ben asgje tjeter, por vetem pershpejtimin e kerkeses qe do te thote se kerkesa per azil do te shqyrtohet brenda pak javesh dhe jo si zakonisht brenda disa muajsh.
    Terrorri qe po perdor qeveria shqiptare ndaj shtetasve te vet nuk eshte asgje me shume apo me pak se nje argument per te fituar statutsin e refugjatit.
    Pushimet masive nga puna, burgosja e kundershtarevebpolitike, prishja e prones private, mossigurimi i jetés se deshmitareve ne ngjarje kriminale, mosrespektimi i kushtetus po japin frytet e tyre.
    NUK ESHTE FAJI I QYTETAREVE QE PO LARGOHEN NGA SHQIPERIA, ESHTE FAJI I QEVERISE QE NUK PO I KRIJON KUSHTET PER QENDRIMIN E KESAJ POPULLATE NE VEND.

    Nese nuk e keni kuptuar kete, nuk do ta keni te gjate ju politikanet e famshem shqiptar te cfaredo lloj krahu te jeni. Sot nuk besoj se ka kush me frike nga komunikata shtypi alla Koreja e Veriut.

    1. Kritiku says:

      Mos komento kot nga zyrat e SHQUP-it!

      I e ke fjalen per ata te pakenaqurit qe pu iu prishet shtepia apo dyqani pa leje? Per ata qe ishin mesuar me shtetin e tipit shpellar qe instaloi shpellari Berisha? Keta njerez te pakenaqur qe permend deshirojne te ikin nga Shqiperia sepse qeveria po kerkon qe te vendoset shteti ligjor dhe duke ikur ne vendet e tjera ata do te gjejne ate shtet rrumpalle qe kishin ketu? Çfare te drejtash po shkel me kembe qeveria e tanishme, ato te drejta qe shpellaret i sollen me vete, ato te vjedhjes, shkaterrimit, rrembimit te gjese se tjetrit?
      Po le te ikin ku te duan keta kriminele qe tani nuk gjejne qetesi ne Shqiperi, le te ikin dhe te mbushin burgjet e shteteve te tjera. Ata qe jane punetore punojne edhe ketu, ndersa ata qe jane mesuar qe te kalojne jeten duke vjedhur edhe vrare, nuk do ta gjejne ate qe duan ne asnje vend.
      Tregues shume i mire i krimineleve shqiptare jane numri shume i madh i te burgosurve ne shtetet fqinje. Mbajme rekord per numer popullsie, per numrin aq te madh te te denuarve ne shtetet fqinje.
      Te fala Saliut dhe ma puth ne balle Lulushin!

  2. nora says:

    Po akoma mashtrohen keta njerez me azil? Te shkretet njerez nuk perpiqen te ruajne ato dy cika para po vazhdojne te besojne se bota do tu jap azil. Gjithe vendeve te tjera u ka ardhur ne maje te hundes me emigrante dhe vendi yne nuk ka pse te kerkoje azil se nuk eshte vend komunist ose diktatorial. Ruani parate o te mjere e mos ua jepni mafiozeve aq kollaj

  3. Hason azilanti says:

    Ikin nga halli, pasi ne shqiperi ka lulezuar mirqenja!

  4. kaurri realist says:

    Po pse nuk del dikush me i thane ne TV,RADIO etj popullit se nuk pranohen mâ shqiptaret ne Evrope si “azilanta”. Vetem ata qi vijne prej vendeve ne lufte si Siria, Iraku etj. munden me kerkue azil neper Evrope.

  5. Bond says:

    Pupull fukara dhe.. fare budalla. Mendojne se do tu hapin deren te huajt dhe do tu hedhin lule dhe lek qe te hane, pine dhe flene ngrohte pa punuar… pupupu, c’paskan qene keta katnaret! Na qiten bojen fare dhe do na marrin ne qafe te gjitheve po nuk vume rregull dhe ligj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje