Ambasada gjermane: Nuk ka azil për shkak të gjendjes ekonomike

18 Dhjetor 2014, 19:12Kronika TEMA

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë deklaroi  se “nuk ka azil për emigrantë ekonomikë në Gjermani”.

Duke ndjekur situatën e krijuar në Portin e Vlorës, ku ka një dyndje qytetarësh shqiptarë të mashtruar, të cilët duan të nisen drejt Gjermanisë me besimin se atje do t’iu jepet azil politik, Christiane Wolters, zëdhënësja e shtypit në këtë ambasadë u shpreh:

“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë po ndjek me shqetësim, imigrimin ilegal të shqiptarëve për në Gjermani, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë.

Kohët e fundit duket se janë përhapur thashetheme me qëllim për të nxitur shqiptarët të udhëtojnë jashtë vendit duke iu servirur atyre fakte të rreme.

Të gjithë ata, të cilët çojnë ndër mend të paraqesin kërkesë për azil në Gjermani, duhet të dinë se: Kushtetuta dhe ligjet e shtetit tonë parashohin të drejtën për azil për t’ju ofruar mbrojtje qytetarëve, të cilët janë të kërcënuar nga përndjekja në vendet e tyre të origjinës.

Por në të kundërtën, kush dëshiron t‘i shpëtojë një situate të vështirë ekonomike, nuk ka të drejtë për azil.

Thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t’u punësuar, janë të pavërteta.

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Gjermani ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian praktikisht refuzohen në shumicën dërrmuese të rasteve. Njëkohësisht procedurat janë përshpejtuar ndërkohë, kështu që brenda një kohe të shkurtër pason rikthimi vullnetar ose në rast nevoje dëbimi.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, ne e mbështesim Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të saj dhe për të për të ecur përpara në procesin e përafrimit në EU. Zgjidhja për shtetasit shqiptarë, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani, por në një jetë më të mirë në Shqipëri dhe në një Shqipëri me të ardhme evropiane.” /gj.k/

2 komente në “Ambasada gjermane: Nuk ka azil për shkak të gjendjes ekonomike”

  1. loni says:

    shkaterruam socializmin per tu bere te lumtur ne pluharizmin,por jo,,ndodhi cudia,dikur kufirin na i bllokoj sistemi gjasme i gabuar i komunizmit,por kemi 24 vjet te mbyllur nga kapitalizmi,dhe kjo gjende vazhdon,leri njeriz te shkojne kudo per te gjetur nje jete me te mire,ky ishte premtimi qe na dhate,ku eshte amerika,,toka e premtuar e propagandes se qelbul te zeri i amerikes,ku eshte europa qe na merziti zeri i amerikes qe socializmi po na merr frymen,ja ku i kemi sote dhe 24 vjet pluharizmin,mos leviz,rri aty ku je,edhe po nuk pate per te ngrene,vdis,tek ne mos hajdeni,nuk ju duam,nuk ju ndihmojme,nuk ju punesojme,nuk dum tja dime,,dhe pyetja jone eshte,perse na shkaterruat ate sistem te pakten pa stres,te pakten nuk dinim shume gjera,te pakten jetonim te sigurt me nje shtet me ligje,ku krimineli dhe hajduti politik(pervec njeshit enverit)denoheshin me vdekje ose burg qe te vdisje ne pune,te pakten kishim jeten e sigurt,kur levizje naten dhe nuk kishe frike nga askush pervec se qent e lagjes qe lefnin,kurse sote ju europjanet bashke me ameriken na keni hedhur sikur jemi plerat e botes ne nje cep te ballkanit duke na izoluar me dhune aty ku kishim 45 vjet te izoluar,nga nje sistem qe ju e perbuznit,por ndiqni te njejtat metoda dhe ligje te atij sistemi qe quhet socializem,leri njerezit gjermani te levizin te lire,kjo eshte per te gjithe boten moderne,lere njeriun te zgjedhi vete ku te jetoje,keto jane premtimet e juaja mbas vitit 1990,ky ishte premtimi juaj,kemi 24 vjet qe presim,edhe sa do vazhdoje????ku jane premtimet e amerikaneve per investime e tyre,ku jane europjanet per ndertimin e sistemit ekonomik,justifikimet se ju nuk keni shtet ligjor eshte nje mashtrim,duke vene ne majat e shtetit njerez qe ta mbajne shqiperine te trazuar qe europa te kete gjithmone nje justifikim per mos pranuar kurre shqiptare dhe shqiperine ne zemren e saj,i gjithe ky premtim i botes moderne ne vitin 1990,nuk ishte asgje tjeter pervec se nje mashtrim,bote mashtruse.

  2. Lleshi says:

    Shume i sakte komenti i loni-t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje