Inspektoriati i Mjedisit gjobit ARMO me 5 milionë lekë

22 Dhjetor 2014, 11:57Kronika TEMA

Inspektoriati i Mjedisit ka ndëshkuar me një masë administrative në vlerën e 5 milionë lekëve të reja kompaninë e naftës “ARMO sh.a”, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kompania ka dëmtuar mjedisin duke kryer shkarkime të naftës në lumin Gjanicë në qarkun e Fierit.

Inspektorati i Mjedisit nisur nga kontrolli i ushtruar ndaj kompanisë ka evidentuar shkeljet e bëra për shkarkimet e mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanicë, duke i shkaktuar një dëm ekologjik mjedisit përreth.

Nisur nga kjo situatë, Inspektoriati ka vendosur të gjobisë në shumën e 5 milionë lekëve të reja kompaninë “ARMO” për dëmet e shkaktuara.

Mbetjet e kompanisë “ARMO” prej kohësh janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës, veçanërisht për Ballshin, ku jo pak herë ata kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për të minimizuar dëmet që shkakton kjo kompani nga punimet e nxjerrjes së naftës. /gj.k/

2 komente në “Inspektoriati i Mjedisit gjobit ARMO me 5 milionë lekë”

  1. Kritiku says:

    Shkoni e mesoni te shkruani shqip, ore gazetare analfabete. Shkoni edhe nje here ne shkolle dhe mesoni se si duhet te perpilohet nje shkrim. Ju vetem shkruani rropa-toma dhe perserisni fjalet pa kuptim dhe me kete mendoni se duke shkruajtur shume rrjeshta, keni thene shume gjera.
    Mjere kush ju ka mesuar dhe mjere kush ju ka punesuar!

  2. Ariana says:

    demi i shkaktuar nuk do riparohet kurre,Veç do keqesohet.Dihet qe mbeturinat edhe kur riciklohen asnjehere nuk mund te behet 100% e jo me kur per vite me radhe ajne hedhur pa pergjegjsi ne lume dhe ne ambjente pa asnje lloj pergjegjesie vetem me qellim perfitimi.Lexoja diku thene nga nje biolog : kur risorset e natyres do mbarojne ose shkatrohen ,njerzit do shohin se parate nuk hahen.
    shuma e gjobes eshte nje molekule e parperfillshme per keta shpellare te babezitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje