A po përgatitet një takim Rama-Basha?

23 Dhjetor 2014, 17:45Politika TEMA

Hartimi i draftit prej 4 pikash që do të kthente opozitën në kuvend, duket se nuk ka arritur të sheshojë plotësisht diferencat mes pozitës dhe opozitës për tekstin final që do t’i propozohet kuvendit për t’u votuar si rezolutë e përbashkët.

Burime nga Partia Demokratike thanë për ResPublica se palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë për formulimin e pikave të marraveshjes edhe në takimin që përfaqësitë e dy krahëve patën gjatë mesditës në ambjentet e kryesisë së kuvendit.

Po të njëjtat burime thonë se në të tilla kushte nuk përjashtohet mundësia e një takimi në nivel kryetarësh për të zgjidhur përfundimisht ngërçin e krijuar, pasi asnjë nga të mandatuarit e palëve nuk ka autoritetin për të dhënë aprovimin mbi tekstin e marrëveshjes.

Palët kanë kohë deri të mërkurën për të përmbyllur negociatat, në mënyrë që seanca plenare e 24 dhjetorit t’i gjejë të dyja palët në kuvend. Në një kohe që arrëveshjes pozitë-opozitë nuk po i del tymi mbetet e paqartë si do të vijojnë negociatat në të tilla kushte, kur  platforma e vetme e pakonsumuar në këtë histori negociatash është ajo e një takimi mes kreut të mazhorancës Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.

9 komente në “A po përgatitet një takim Rama-Basha?”

  1. Labi Vlore says:

    I propozoj Bashes qe ti kerkoje Rames nje kusht te 5-te dhe jam i bindur se Kryeministri ka per te pranuar.Kushti i 5-te te jete.5)Rama te marre leje tek Basha ose Berisha sa here qe i pihet uje,i haet buke ose ka deshire per seks.Z.Basha,shtoje edhe kete kerkese sepse Edi Rama nga frika e tij prej Lepuri,ka per te pranuar.

    1. Linush says:

      As nuk ia vlen te takosh kalamajt e PD ata shume shpejt ka munci ti vendosin kusht rames qe te jape doreheqjen qe te ahkojne ne kuvend

      http://bit.do/Takim-Rama-Basha

    2. Edkari says:

      Luli nuk ka per te takuar kurre psikopatin Rama.

  2. Labi Vlore says:

    Kushti i gjashte i marrveshjes duhet te jete:6)Rama te mos shkoje ne WC,pa lejen e Bashes.A do e pranoje Rama kete kusht??Jam i bindur qe PO.Ka per ta pranuar.Nuk shikoj ndonje arsye,duke njohur Ramen,qe te mund te pengoje pranimin e ketij kushti.

  3. safo says:

    Shpresojme qe Rama te mos kapet gafil ashtu si ne 2008 kur pranoi qe presidenti te jete nje kukull e zgjedhur me 51%. Sali Berisha eshte nje mashtrues me fame nderkombetare dhe sikur edhe nje dhemb te kete eshte i rrezikshem kur kafshon

    1. Shefqet Cela says:

      Edhe po s’qe i zoti te kafshoje, per mungese dhembesh, do te na kuterboje.
      Sa te kete fjalen do na ngaterroje.
      EDHE MBI VARR,
      DO LERE NJE LITAR.
      Shpresojme qe Rama te kete parasysh fjalen e urte: KUR DIGJESH NGA QULLI, FRYJI EDHE KOSIT.

  4. anonim says:

    po kujt po i rreh per keto gjera more te dhjere gazetare! ah e kuptova, ju intereson ju. Propagandues muti! Vetem hi’ syve i hidhni njerezise!

  5. Kta duhet me i cu te marrin pjes ke,

    “Danc With Me” ,

    me kercy vesh ne tanga blue – kuqe

  6. Sapa says:

    Ein Kompromiss ist die Kunst, einen Kuchen so zu teilen, dass jeder meint, er habe das größte Stück bekommen.

    Ludwig Erhardt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje