Rama me nënpunësit e rinj të administratës: Testimet do të largojnë të paaftët

23 Dhjetor 2014, 12:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me punonjësit e rinj të administratës publike, të cilët kanë rezultuar fitues në konkursin për vendet vakante në Departamentin e Administratës Publike.

Rama theksoi se po hapet një faqe e re për adiministratën, ku në themel janë vendosur konkurenca dhe merita. Në këtë kuadër Kreu i Qeverisë tha se ligji i ri për administratën publike është një sfidë, e ndërsa sipas tij ka një potencial transformues.

“Është inkurajuese që në këtë proces shumë të vështirë, i cili është i minuar nga një mosbesim, të mund të çelim një faqe të re të panjohur më parë duke vendosur në themel, konkurencën dhe meritën.

Është një proces që ka një potencial transformues jo vetëm për Adiministratën. Ligji që ka hyrë nq fuqi i bie ndesh traditës, mendësisë dhe zakoneve tona.

Është një ligj sipas Bashkimit Evropian, na sfidon të gjithëve, duke na vendosur përballë domethënien e gjithë kësaj historie llafesh për Shqipërinë europiane.

Janë jo vetëm të vështira por dhe me shije të hidhur për tu arritur”, deklaroi Rama.

Në vijim Kryeministri tha se këtë proces e kanë paragjykuar shumë njerëz, dhe ata që kanë konkuruar dhe nuk e kanë fituar.  Rama paralajmëroi punonjësit e administratës se ata do të përballen me testim të tjera, pas konkursit për të fituar një vend pune.

“Ka një thënie aristoteli: rrënjet e dijes janë të hidhura, frutet janë të ëmbla. Për të arritur deri tek frytet, procesi është i dhimbshëm, i hidhur.

Ndërsa ju po flisnit, unë po mendoja se çfarë mendojnë 5200 të tjerë që s’kanë fituar. Meqë ne nuk pranojmë dështimin, jemi këtu ku jemi, nuk kemi ditur kurrë të pranojmë dështimin e pastaj të ndërtojmë suskesin.

99% mendojnë se kanë humbur padrejtësisht, dhe mendojnë se jeni këtu falë partisë, falë parave.

Edhe ju po të mos kishit fituar do kishit menduar të njëjtën gjë.

Është e domosdoshme të ecim në kokëfortësi në këtë rrugë që kemi nisur”, deklaroi kryeministri Rama.

Sipas tij, testimet brenda administratës do të shërbejnë si instrument për të mos lejuar që struktura e re ligjore për nënpunësit e shtetit, të kthehet në një jorgan për të mbuluar paaftësinë.

Kryeministri garantoi se qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të investuar më tepër në drejtim të trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve të administratës.

“Unë jam i bindur që secili nga ju, duke qenë se është sot i ulur në një karrige që e ka fituar me emrit, do të jetë shumë më i ndërgjegjshëm për të mbrojtur qytetarët që meritojnë të marrin atë që u takon.

Ky është një proces që vazhdon, nuk mbaron këtu.

Problemi më i madh që kemi ne me këtë strukturë të re ligjore është që ligji të garantojë konkurrencë, përzgjedhje sipas meritës, por të mos kthehet në një jorgan nën të cilin ai që hyn në administratë ja fut gjumit se nuk ka zot që e zgjon më nga gjumi.

Prandaj ne kemi futur konceptin e testimit brenda administratës. Çdonjeri duhet të provojë në mënyrë sistematike se është personi i duhur për atë vend pune”, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Inovacionit Milena Harito theksoi se procesi i përzgjedhjes së punonjësve të rinj të Administratës ishte totalisht transparent, i modernizuar dhe me standarde.

“Ju jeni dëshmitarët e parë të një momenti historik për administratën shqiptare. Hyni në administratë me një kompeticion të fortë, jeni 38 vetë nga mijëra që synonin të hynin në administratë.

Ju hyni në administratë me kritere të përbashkëta për të gjithë. Të gjithë ju i keni plotësuar standardet e kërkuara. Procesi ishte totalisht transparent, i modernizuar dhe totalisht me standarde.

Ju presin sfida në institucionet ku do shkoni”, deklaroi ministrja Harito. /gj.k/

8 komente në “Rama me nënpunësit e rinj të administratës: Testimet do të largojnë të paaftët”

  1. Albani says:

    Nuk na e mbush dot mendjen,qe konkurimi do te jete i ndershem,dhe nuk do te favorizohen partiaket DHE AtA QE PAGUAjNE 5000-EVROSHEt.

  2. d.m.th says:

    Dmthene do largohet dhe vete rama? Se cfare kualifikimi dhe aftesie ka ai per te drejtuar ekononi?
    Apo beni si them une e mos beni si bej une?
    Heeee. Cudi.

    1. une says:

      D.m.th te njenjten gje po mendoja si ju!!!

  3. dmthene says:

    Pse nuk testohet edhe ky per punen qe ka marre persiper, ekonomine e te shifni rezultatet.
    Hahahahaha.
    Ka thene salushi
    Piqtori deshtak.
    I humbi zgjedhjet lokale me duket

    1. po ta them says:

      do testohet kur të vijnë zgjedhjet.

  4. ? says:

    Ne administrate nuk ka te afte apo te paafte. ne administrate nuk ka efektivitet dhe eficience…

    Te pa aftet jane Satfi i larte plus sekretare arshviste e protokoll perfshi portierin…

    Keta njerez as qe e kane idene ose as nuk duan te punojne se nuk i luan topi. Dhe pjesa tjeter drejtues te nivelit te ulet e specialiste vien ne pune sipas preferencave….punonjesit qe paguhen nga shikut levizin gjithe diten “per te blere” fjale larte e poshte… Eshte nje kuje me mavri. ne kete derexhe administrata nuk ka qene kurre ndonjehere. Njerezit pa perkrahje vuajne si ne kohen e Saliut. Nese administrata vihent ne pune atehere paralelisht e vertikalisht kordinohehet, zbatohet urdhi dhe kontrollohet. Cdo sektor te beje punen e vet.

    por te lihet nje njeri i izoluar pa i deleguar pune, e pa i kerkuar pune, ne menyre qe ta paraqesin si te paafte apo “i cmendur” atehere edhe ai do ja fusi gjumit qe c’ke me ate pune edhe topi s’ka per ta luajtur deri sa te pergjigjet Drejtuesi i institucionit ne mosl ligjerisht…

    Drejtoret e qeverise se saliut te kishin dhene me kohe doreheqjen dhe jo e kunderta, administrata eshte kthyer si agjenture e SS -ve . RURP!

    Ktheni punen ne administrate largoni SHISH qe eshte 1 ne dy vete.

  5. sherifi says:

    Ka plote njerez te ndershem dhe te perkushtuar per punen,por deri tani keto 23-24 vjete demokraci njeriut i eshte gjetur pune dhe jo punes njeriu.
    Le te shpresoim qe edhe kjo semundje te mari fund.

  6. Astriti says:

    Per c’fare ligji flet o Z.EDI! Ne qarkun e Beratit ligjin e kane shkelur me kembe deputetet(sidomos Gledion Rehovica) rritesat e derrave, e pulave, shoferave e te tjere ju kane dhene tituj “SPECIALIST” mjedisi, ushqimi,arsimi.Ivenstigo dhe do te zbulosh cudira ne te gjitha drejtorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje