Papa dënoi ashpër, në një mesazh për Krishtlindjet, të gjitha trafiqet, abuzimet, shfrytëzimet dhe dhunën që pësojnë fëmijët para syve tanë dhe persekutimet brutale, masakrat dhe pengmarrjet në botë.
Papa argjentinas dha mesazhin tradicional “urbi dhe orbi” nga llozha e bazilikës së Shën Pjetrit me një numër të madh personash të mbledhur në shesh.
”Ka shumë fëmijë, viktima të abuzimeve dhe të shfrytëzuar para syve tanë dhe nën heshtjen tonë bashkëpunuese”, theksoi ai.
Papa Françesku u kërkoi ukrainasve të kapërcejnë tensionet, të mundin urrejtjen dhe të nisin një rrugë të re drejt vëllazërimit dhe paqes.
Papa argjentinas e vuri theksin tek dhuna e grupeve xhihadiste në Irak dhe në Siri.
“Zotin, shpëtimtarit të botës, i kërkoj që të kthejë sytë nga vellëzërit dhe motrat tona në Irak dhe Siri, që prej shumë kohësh vuajnë nga konflikti që i ka përfshirë”, theksoi ai në këtë mesazh të transmetuar në të gjitha televizionet në mbarë botën.
Papa kërkoi paqe në të gjithë Lindjen e Mesme duke kërkuar më shumë mbështetje për të gjithë ata që janë angazhuar për dialogun mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Ai shprehu gjithashtu solidaritet për viktimat afrikane të epidemisë së Ebolas duke kërkuar sërish nga komuniteti ndërkombëtar asistencë për vendet e prekura.
NE PRINCIP JEMI ME TY I NDERUAR PAPAL –
POR MENDOMI JUAJ DEL JASHT KTIJ REALITETI -SI ME QEN I ZBARKUAR MBI KTE TOKE -PREJ NJI PLANETI TJETER – DHE KJO PER ARSYEN E VETME E TE KUPTUSHME – SEPSE NJERIU ESHTE KAFSHA ME ISNTIKET ME TE EGRA SE CDO KAFSHE MBI TOKE -DHE AI S’NJEF BUTESI SEPSE BUTESIA KAFSHES SI JEP SODISFAKSION -PERKUNDRAZI E MEZITE ATE
-DHE NUK ESHTE PJES E ISNTIKTIT !
MJERISHTE FILMI I XHIRUAR NE HISTORINE E NJEREZIMIT
VETEM KTE TREGON !!!
DUHET NJI FORCE E MBINATYRESHME E CILA DUKSHEM TE VEPROJE MBI TOKE
QE TI IMPONOJE BESTIEVE NE TOKE ATE BUTESI QE NE TE VERTET E BEN JETEN NJEREZORE – NJEREZORE ?
Teori llafe llafe , ketu e 2000 vjet per ju dhe 1300 vjet per ekstremin tjeter. vetem per paqe dhe per fjalen e zotit flisni ne teori por e verteta eshte krejte e ndryeshme
Prodhoni vetem urrjetje ndermjet njerezve prodhoni vetem fanatizem,dhembje dhe gjak
Kishat dhe katedralet tuaja xhamite dhe sinagogat tuaja kane mbushure cdo cep te tokes
Vetem parate qe keni hedhur per ngritjen e ketyre kulteve fetare munde t kishin ndryshuare jeten e milonave njerezve e femijve kudo ne bote ,
Rrobat tuaja shkelqejne nga ari ,dhe trupat tuaj jane te dhjamosure nga lluksi e ndersa teorikishte flisni per paqen dhe varferine mijra femije vdesin nga uria ne vendet afrikane,
Dhe per kete nuk e ka fajin vetem pushteti politik dh ekonomik por edhe ju pasi ketu e 2000 vjete ini larguare nga rruga e zotit dhe jeni bere njesh me pushtetin politik.