IS rrëzon një avion të koalicionit

24 Dhjetor 2014, 12:10Bota TEMA

Militantët e Shtetit Islamik në Siri kanë rrëzuar një avion ushtarak që besohet se i takon koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se aeroplani ëstë rrëzuar sot në afërsi të qytetit Raqqa.

Observatori ka njoftuar se aeroplani i rrëzuar i takon koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, raporton REL.

Observatori ka thënë se një arab që kishte qenë pilot i aeroplanit, është kapur nga militantët.

Piloti është jordanez.

Ende nuk ka asnjë koment nga Jordania e as nga ndonjëri prej shteteve që e përbëjnë koalicionin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arabë, kanë filluar sulmet ajrore kundër IS-it në shtator.

Arabia Sauidite, Jordania, Bahraini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bashkuar gjithashtu në sulmet ajrore kundër ekstremistëve, ndërsa Katari është duke ofruar mbështetje logjistike./b.l

1 komente në “IS rrëzon një avion të koalicionit”

  1. net says:

    Tani eshte koha e el xhuxh el mehxhuxhet, allahu naruajt nga fesati dhe sherri i tyre!Tymi dhe flaka u dalte atyre qe bejne zullme, tymi e flaka u dalte atyre qe financojen terroristet me gjithe dordolecin e Riadit ne krye, Abdel aziz ibn al shejtani al harami, jarabij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje