37-vjeçarja, nëna e 7 prej 8 fëmijëve të gjetur të vdekur në banesën e tyre në Kernz të Australisë është arrestuar për akuzën e vrasjes. Autoritetet australiane thonë se ajo po merret në pyetje nga policia, por ende nuk janë ngritur akuzat.
Ajo është gjetur në shtëpi e plagosur pranë trupave të 8 fëmijëve. Ndërkohë që pritet të bëhet autopsia e trupave të fëmijëve të vrarë.
Shtatë prej fëmijëve që u gjetën të vrarë, të cilët ishin të moshave 18 muajsh deri në 14 vjeç, ishin motra dhe vëllezër, ndërsa fëmija i tetë, ishte kushërira e tyre dhe mbesa e gruas.
Një zyrtar i policisë së qytetit tropikal në verilindje të Australisë, Kernz, Bruno Asnicar tha: “37-vjeçarja, nëna e 7 fëmijëve është arrestuar dhe po mbahet në vëzhgim në spital. Në këtë moment ne nuk po kërkojmë njeri tjetër.”
Tragjedia vjen në një kohë kur ende nuk ka kaluar shoku nga pengmarrja në një kafene në Sydney të hënën, ku një person i armatosur mori peng 18 persona, nga të cilet dy mbetën të vdekur pas ndërhyrjes se policise per te liruar pengjet./j.h
Hmmm… djallushka e zeze, kusherira e TFG-se ?