Bota mirëpret “pajtimin” midis SHBA-së dhe Kubës

18 Dhjetor 2014, 17:58Bota TEMA

Liderët botërorë kanë mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund armiqësive mbi 50-vjeçare me Kubën dhe për të rivendosur marrëdhënie diplomatike.

Liderë të Evropës, Amerikës Latine, ashtu si edhe Papa Françesku, e kanë cilësuar këtë si vendim historik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se OKB-ja do të ndihmojë të dyja vendet që të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Ky lajm është shumë pozitiv – Shtetet e Bashkuara dhe Kuba normalizojnë marrëdhëniet dypalëshe. E mirëpres përzemërsisht këtë zhvillim”, ka thënë Ban.

Marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë qenë të ngrira qysh në fillim të viteve 1960.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje