Presidenti i Kubës, Raul Kastro, ka thënë se kombi i tij ka rënë dakord për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, 53 vite pas prishjes së marrëdhënieve.
Kastro ka mbajtur një fjalim televiziv në Havana në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama, ka bërë publik vendimin për politikën e re amerikane karshi Kubës, raporton REL.
Ndonëse ende ka diferenca të mëdha mes të dyja vendeve, presidenti Kastro ka thënë se dy vendet duhet të mësojnë të jetojnë me njëri- tjetrin në mënyrë të civilizuar.
Rrugët në Havana teksa presidenti po mbante fjalim, ishin të mbushura me njerëz që po e dëgjonin Kastron.
Po he de, jo Kuba komuniste jo Kina Komuniste jo dreqi jo i biri. Vetem ne Shqiperi ishte komunizmi i poshter (me falni socializmi)
Te mos thoni me se kubanet jane te poshter dhe komunista se ju rref amerikani bre!
Nje lajm i mrekullueshem. Mbaroi nje absurditet amerikan. Dy popujt fqinje, per nje kohe kaq te gjate, nuk komunikonin me njeri tjetrin.
Ne se nje amerikan shkonte me pushime ne plazhet e Kubes kishte pasoja. Nje fare zgjidhje kishin gjetur duke shkuar ne Kanada dhe pej andej ne Kube. Policija kufitare e Kubes i paiste me nje flete hyrje provizore, pa bere asnje shenim ne pasaportat e tyre.
Deri ketu kishte arritur absurditeti, ne nje kohe qe gjithe Evropa e shumica e shteteve te tjera kishin marredhenie normale.
Per hajer!
USA nje jete te tere ja mori shpirtin popullit kuban pa i ardhur fare keq per te.Me bllokaden fashiste qe i beri e ktheu Kuben ne nje anije te ndyshkur,ne nje Guantanamo, duke mos respektuar ABC e demokracise,vetvendosjen e popujve.