Japoni, Kryeministri Abe krijon supermazhorancën

15 Dhjetor 2014, 11:49Bota TEMA

Partia konservative liberale demokratike në pushtet (JMT) e kryeministrit Shinxo Abe arrin fitore të bindshme në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare në Japoni, tregojnë rezultatet fillestare nga anketat e publikuara.

Sipas këtyre rezultateve, partia e Abes do të ketë mes 275 dhe 306 vende në Dhomën me 475 anëtarë të Parlamentit japonez dhe së bashku me partnerin e tij të koalicionit, partinë fetare Komeito, do të ketë shumicë parlamentare prej dy të tretash.

Zgjedhjet e parakohshme në Japoni u shpallën me iniciativë të kryeministrit Abe, i cili kërkoi mandat të ri për zbatimin e programit të tij ekonomik.

Abe erdhi në pushtet para dy viteve duke premtuar ringjalljen e ekonomisë, por deri tani nuk arriti tërësisht t’i përmbush premtimet e tij të tilla parazgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje