Reshjet e dendura të shiut në Indonezinë Qendrore kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të tokës.
Një kodër është shembur nga shirat duke shkaktuar viktima të shumta dhe prishje të banesave.
Numri i personave të vdekur ka arritur në 32 ndërsa 76 persona rezultojnë të humbur.
Raportet e shërbimeve të urgjencës në Indonezi, raportojnë se nga rrëshqitjet e dheut rreth 15 577 persona kanë mbetur të plagosur dhe të pastrehë.
Rreth 2 mijë ekipe shpëtimi janë vënë në ndihmë të banorëve të fshatit Jemblung, në rrethin e Banjarnegara të provincës Java.
Ata shprehen se rrëshqitja e dheut mori më shumë se 100 shtëpi vetëm mbrëmjen e së premtes. Suboroto , një banor i zonës së Jemblung shprehet se nga rrëshqitja dukej sikur toka po shembej e gjitha./j.h