Ish-presidenti amerikan George W. Bush, duket se ishte plotësisht i informuar për torturat e CIA-s.
Kjo është pohuar nga zëvendëspresidenti i asaj kohe Dick Cheney, në një intervitë për Fox Neës.
Ai ka thënë se se Bush dinte gjithçka që ishte e nevojshme të dinte një president.
Ish presidenti Bush mbrojti CIA-n dhe punën e saj përpara publikimit të raportit, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara janë me fat që kanë burra dhe gra që bëjnë punën e vështirë të CIA-s dhe që i shërbejnë kombit tonë në emër të të gjithëve.
CIA ka përdorur tortura të shumta ndaj të dyshuarve dyshuarve pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Kjo u bë me dije gjatë një raporti të Senatit.
Senati thotë se Agjencia e Inteligjencës ka mashtruar politikanët dhe Shtëpinë e Bardhë në lidhje me programin.
Por, Cheney e ka mohuar këtë.
Ai ka thënë se Senati po përpiqet të aludojë sikur CIA operonte në bazë të mashtimeve dhe që politikanët dhe presidenti Bush nuk dinin gjë për këtë.
Cheney tha se kjo është një gënjeshtër e madhe./b.l
Kete qorrin Bush duhet ta fusin ne burg .