Kryeministri turk ka nisur vizitën e tij dy-ditore në Greqi në mes të tensioneve mbi të drejtat e depozitatave të energjisë përreth Qipros.
Ankaraja është e vendosur që të eksplorojë për naftë dhe gaz në të njëjtën zonë ku qeveria e Qipros greke e njohur ndërkombëtarisht, ka licencuar shpimet paraprake në zonën e saj ekskluzive ekonomike.
Ahmet Davutoglu bëri thirrje për një marrëveshje mbi shfrytëzimin e depozitave të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pasi çështja shkaktoi ndërprejere të bisedimeve të paqes midis Greqisë dhe Qipros turke në tetor.
“Qëllimi ynë është zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve greko-turke dhe që ky qëllim të arrihet, qeveritë tona kanë premtuar të vazhdojë bashkëpunimin me një ritëm të qëndrueshëm”, komentoi kryeministri grek Antonis Samaras.
“Ne nuk dëshirojmë ndonjë tension as në Egje apo në Mesdheun Lindor. Ne mund t’i zgjidhim gjithë problemet tona përmes dialogut. Çfarëdolloj qofshin dallimet tona ose sado të ndryshme qofshin qasjet tona ne duhet të vazhdojmë të flasim rreth problemeve dhe të dialogojmë, “shtoi Kryeministri turk.
Komentet e tij erdhën gjatë udhëtimit në Athinë, që ishte nje ngjarjeje e madhe, për të rritur lidhjet dhe dialogun midis dy vendeve.
Zgjidhja e çështjes së Qipros është hapi i parë kyç për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe Turqisë.
Gjithesesi ka pak shpresa që kjo vizitë e kryeministrit turk në Greqi të ketë rezultate spektakolare dimploamtike, por mbetet gjithashtu një mundësi e mirë për të përmirësuar raportet për një sërë çështjesh të tjera./j.h
qiproja molle sherri greqi turqi,kurse kosova moll sherri serbi shqiperi,fajtor per keto molla sherri ne ballkan jane dy popujt me te civilizuara ne bote,anglia me pederastet e vete dhe franca me bythzinjte e afrikes,perse nuk flasin keto dy shtetet tani qe te ulin tensjonet ose te kerkojne te pakten ndjese per gabimet e baballareve te tyre para 100 vjetesh kur ndane fatet e botes,ballkani duhet te bashkohet ne nje politike liberale gjermane qe te rrisi mirqenien per popujt e vete dhe kjo anglia dhe franca te fillojne dhe ta ken zili ne te ardhem,fajtoret jane franca dhe anglia,pasojat i vuajme ne ballkansit.