Polici amerikan Darren Wilson ka dhënë dorëheqjen nga departamenti i policisë në Ferguson.
Oficeri i cili vrau një adoleshent me ngjyrë të paarmatosur, u tha gazetarëve në St Louis se të jepte dorëheqjen ishte gjëja më e vështirë që ai kishte bërë ndonjëherë.
Ai tha se shpreson se vendimi i tij do të lejojë komunitetin që të qetësohet.
Në Ferguson ka patur protesta kundër vendimit të jurisë për të mos paditur policin.
Megjithëse Wilson nuk u akuzua, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së është ende duke zhvilluar një hetim civil mbi të shtënat si dhe një hetim për praktikat në departamentin e policisë së Ferguson.
Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në Ferguson nxiti një valë protestash në shumë shtetet amerikanë, të cilat e dënuan ngjarjen si shprehje të racizmit, pasi djaloshi i vrarë ishte i paarmatosur kur u qëllua nga polici./j.h