I riu i dërgon letër Papa Françeskut për abuzimet seksuale, arrestohen katër priftërinj në Granada

25 Nëntor 2014, 17:31Bota TEMA

Një gjykatës në jug të Spanjës ka urdhëruar arrestimin e katër priftërinjve pasi dyshohen për pedofili.

Të dyshuarit mendohet të jenë anëtarë të një grupi jozyrtar ultrakonservative të priftërinjve katolikë në rajonin e Granadas.

Ministri i Brendshëm spanjoll Jorge Fernández Díaz bëri një deklaratë të hënën:

“Ne duhet të pranojmë se kisha është plotësisht duke bashkëpunuar me përpjekjet për të eliminuar pedofilinë nga radhët e saj. Dhe ne gjithashtu shpresojmë se pedofilia do të eliminohet në shoqëri”.

Hetimi u bë pas një letre që një viktimë e supozuar e pedofilisë i ka dërguar Papa Françeskut. Papa pas kësaj ka telefonuar personalisht të riun dhe urdhëroi një hetim të brendshëm për këto akuza.

Viktima, i cili është tani 24 vjeç dhe punon si mësues, thotë se ai është abuzuar seksualisht nga priftërinjtë kur ai ishte një djalë altari në famullinë e Granadas.

Abuzimi mendohet se ka ndodhur 10 vjet më parë./j.h

2 komente në “I riu i dërgon letër Papa Françeskut për abuzimet seksuale, arrestohen katër priftërinj në Granada”

  1. Akili says:

    Kisha Katolike po tregon se jo vetem e ka pranuar kte fenomen kriminal brenda rradheve te saj por po e lufton ate boterisht ne menyre qe ky fenomn te luftohet ne gjithe shoqerine pasi eshte fenomen shoqeror e jo vetem kishtar. Kisha Katolike po jep shembullin e vet pavarsisht pasojave te komuniteti i besimtareve por me mire keshtu sesa nje jete komunitare mes dyshimesh dhe veprimesh te mbajtura mbyllur ne dem te personave qe kane vuajtur.Kisha Katolike po moderrnizohet duke u ndare nga gabimet e duke pranuar gabimet pasi kjo ne fakt e ka forcuar poziten e saj. Gabimi eshte njerezor dhe Kisha eshte e njerezveqe e njohin gabimin dhe luftojne ate. Kete kathrsis (vetpastrim) duhet ta bejne edhe komunitetet e tjera se fakti qe nuk e pranojne nje fenomen te tille brenda tyre nuk i nderon,perkundrazi i cenon si bashkfajtore. Kisha e Krishtit nga ky katarsis do dale ehde me e ferte edhe me e besueshme per besimtaret ne kater anet e Botes.

  2. Skandaloze te bejne veprime te tilla ne shtepine e zotit .
    Vetem Djalli ben te tilla gjera .
    Sikur te kishte aftesi praktike Zoti ju kishte djeg te gjalle kriminel te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema