Një djalë i vogël, vetëm 6 vjeç është bërë specialist më i ri në botë. Ayan Quareshi, është tani një Profesionist i Çertifikuar nga Microsoft, pasi kaloi provimet e gjigandit të teknologjisë, kur ai ishte vetëm 5 vjeç.
Ayan tani është gjashtë vjeç dhe babai tij, i cili është një konsulent IT, i ka ngritur rrjetin e tij kompjuterik në shtëpi.
Ai i tha BBC se ai provimi ishte i vështirë, por i këndshëm dhe se shpreson të ndërtojë në Mbretërinë e Bashkuar qendrën e vet të teknologjisë në një të ardhme.
“Sfida më e vështirë është t’i shpjegoje gjuhën e testit një pesë-vjeçari. Por ai dukej se i kuptonte shumë mirë dhe ka një kujtesë shumë të mirë,” shpjegoi babi i Ayan, Asim.
Z. Qureshi e futi djalin e tij në botën e tenkologjisë kur ai ishte vetëm tre vjeç. Ai e linte atë të luante me kompjutera e tij të vjetër, që ai mund të kuptonte “hard drives” dhe “motherboards”.
“Zbulove se çdo gjë që i thoja unë, ai e kujtonte me përpikmëri ditën tjetëri, kështu që nisa ta ushqeja tim bir me më shumë informacion”, -thotë babai i Ayan.
“Shumë informatikë në këtë moshë mund të shkaktojë një efekt negativ, por në rastin e Ayan, ai e ka kapur këtë mundësi.”
Ayan ka një laborator kompjuterik të tij në shtëpinë e tij në Coventry, e cila përmban një rrjet kompjuterik që ai ka ndërtuar.
Djali i vogël shpenzon rreth dy orë në ditë të mësuar në lidhje me sistemin operativ dhe se si të instalojë programe.
Kur djaloshi arriti të marrë provimin Microsoft, specialisët ishin të shqetësuar se ai ishte tepër i vogël për të qenë një kandidat.
Babai i Ayan i sigurioi se çdo gjë do të shkonte mirë.
Testi bëhet zakonisht nga njerëz që duan të bëhen teknikë të IT-së.
Ayan është nga Pakistani dhe familja e tij u shpërngul në Angli në vitin 2009. Në të ardhmen djaloshi i vogël dëshiron të ndërtojë kompaninë e tij./j.h
NUK ESHT DJALI IZGJUAR POR ESHT VENDI KU AI PO RITET QE I KA KRIJUAR KUSHTET SE PO TE ISHTE NE VENDIN E TIJ NGA VJEN DO MERTE ARMEN NE KRASI SHUM MOSHATARET E TIJ BRAVO ANGLIJA QE EDUKON BREZA NE SHERBIM TE VENDIT TE BEGAT
Keta pekistanest jane te papare ne kete fushe bashke me indianet kane super talent
http://bit.do/Bursa-per-New-York