FOTOT/ 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Angela Merkel: Një ëndërr e bërë realitet

9 Nëntor 2014, 16:44Bota TEMA
FOTOT/ 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Angela Merkel: Një

Kancelarja Angela Merkel ka bërë homazhe për të paktën 136 njerëz, të cilët u vranë apo vdiqën mbi  Murin e Berlinit, në përpjekje për tu larguar nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore.

Kancelarja gjermane vendosi një trëndafil në një pjesë të mbetur të murit, që ra pikërisht 25 vjet më parë.

Merkel, e cila vetë ka jetuar në Gjermaninë Lindore, ka thënë se ajo kujton ende tensionin, frikën dhe zemërim nga nisja e ndërtimit te murit deri në shembjen e tij më 9 nëntor 1989, një vit në të cilin regjimet komuniste në mbarë Europën Lindore ranë duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë.

Në një moment veçanërisht prekës, Merkel ndezi një qiri me nënën e Chris Gueffroy, personi i fundit i cili u vra në përpjekje për të bërë kalimin e rrezikshëm të murit.

Në Berlinin dhe Gjermaninë e bashkuar, të cilën shumë njerëz në ato vite nuk mund ta imagjinonin se do të ndodhte, ceremonitë dhe festimet për rrëzimin e Murit të Berlinit vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë.

Aktivitetet  nisën që në orët e para të mëngjesit, ku mbi 1 milion vizitorë zbarkuan në kryeqytetin gjerman.

Nga 155 km , sot kanë mbetur rreth tre kilometra të murit të famshëm./j.h

 

 

4 komente në “FOTOT/ 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Angela Merkel: Një ëndërr e bërë realitet”

  1. Wendy-B says:

    Momente plot emocion qe ndryshuan rrrjedhen e historise dhe vizionin e Europes !

    http://www.youtube.com/watch?v=n4RjJKxsamQ

  2. stela says:

    Te gjitha faqet e Google te shteteve te cilat bejne pjese ne EU, kishin sot nje foto te murit te Berlinit para 25 viteve.

    Nje Gjermani e Madhe ne internet.

  3. niger jani says:

    SOT MEDIAT GJITHMONE E ME SHUME PO BEHEN MJETET E PROPAGANDES POLITIKE TRUSHPELARESE. PER ANGELA MERKELIN NUK MUND TE THUHET THJESHT SE VJEN NGA ISH GJERMANIA LINDORE,POR SE KARIERA E SAJ NE POLITIKE KA FILLUAR SHUME HERET,QE NE KOHEN E STUDIMEVE ,SI NJE SEKRETARE E ZELLSHME E RINISE KOMUNISTE NE UNIVERSITETIN “KARL MARX”. KOMUNISTET NUK DOREZOHEN ASNJEHERE, VECANERISHT ATA TE LLOJIT ANTIKOMUNIST TE CILET NDODHEN ME SHUMICE NE STREHEN E TYRE TE RE:PARLAMENTI EUROPIAN , BRUXEL !

  4. niger jani says:

    SOT MEDIAT GJITHMONE E ME SHUME PO BEHEN MJETET E PROPAGANDES POLITIKE TRUSHPELARESE. PER ANGELA MERKELIN NUK MUND TE THUHET THJESHT SE VJEN NGA ISH GJERMANIA LINDORE,POR SE KARIERA E SAJ NE POLITIKE KA FILLUAR SHUME HERET,QE NE KOHEN E STUDIMEVE ,SI NJE SEKRETARE E ZELLSHME E RINISE KOMUNISTE NE UNIVERSITETIN “KARL MARX”. KOMUNISTET NUK DOREZOHEN ASNJEHERE, VECANERISHT ATA TE LLOJIT ANTIKOMUNIST TE CILET NDODHEN ME SHUMICE NE STREHEN E TYRE TE RE:PARLAMENTI EUROPIAN , BRUXEL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje