Mikail Gorbaçovi ka paralajmëruar se tensionet mes SHBA dhe Rusisë në lidhje me Ukrainën e kanë çuar botën në prag të një tjetër lufte të ftohtë.
Ish- udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik tha: “Duhet që të vendosim nën kontroll tensionet që janë shfaqur kohët e fundit”.
Kjo thirrje ka ardhur në të njëjtën kohë me një paralajmërim të bërë nga ministri i Jashtëm i Holandës, se viktimat e fundit të avionit të Malaysia Airlines që u rrëzua teksa fluturonte mbi Ukrainë, mund të mos gjenden asnjëherë.
Gorbaçovi i bëri deklaratat të shtunën, gjatë një aktiviteti me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, pranë Portës së Brandenburgut. Reformat e tij të perestroikës dhe glaznostit ndihmuan në afrimin e fundit të komunizmit në Europën lindore dhe Bashkimin Sovjetik në fundin e viteve 80 dhe fillimin e viteve 90. Ai i mbajti trupat sovjetike të stacionuara në Gjermaninë Lindore në barrakat e tyre në natën e 9 nëntorit 1989, ndërkohë që hapej kufiri.
Ish- udhëheqësi 83-vjeçar ka akuzuar perëndimin – veçanërisht SHBA – për “triumfalizëm” pas shembjes së bllokut sovjetik.
Gorbaçovi bëri thirrje për ndërtimin e një besimi të ri nëpërmjet dialogut me Moskën dhe sugjeroi që Perëndimi duhet të heqë sanksionet që janë vendosur kundër zyrtarëve të lartë rusë, për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Përpara se të mbërrinte në Berlin, ai dha mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kriza e Ukrainës i ofroi një “justifikim” SHBA për të viktimizuar Rusinë: “Unë jam absolutisht i bindur se Putini i mbron interesat e Rusisë, më mirë se çdokush tjetër”.
Në një intervistë me agjencinë Interfax, Gorbaçovi pranoi se Putini nuk ishte për të mos u kritikuar, por ai shtoi se nuk do të donte që të tjerët të vinin në shënjestër liderin rus.
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës janë tensionuar në muajt e fundit prej konfliktit në Ukrainën lindore. Gorbaçovi tha: “Sa kohë që rusët dhe gjermanët e kuptojnë njëri-tjetrin, sa kohë që marrëdhënia jonë është e mirë, atëherë të gjithë përfitojnë”.
Dështimi për arritjen e sigurisë në Europë do ta bënte kontinentin pa peshë në çështjet ndërkombëtare, shtoi ai.
Gjermania do të festojë rënien e murit me lëshimin e një zinxhiri balonash nëntë milje të gjatë përgjatë ish kufirit të dielën në mbrëmje, pikërisht afërsisht në orën kur një deklaratë e një zyrtari të lartë komunist shënoi fillimin e zinxhirit të ngjarjeve që sollën rrëzimin e simbolit më të fuqishëm të Luftës së Ftohtë.
Ndërkohë, pesë arkivolë të tjerë u nisën nga Ukraina të shtunën, ndërkohë që Bert Koenders paralajmëroi se eshtrat e nëntë viktimave të tjera të fluturimit MH17 mund të mos gjenden asnjëherë. “Në këtë moment nuk mund ta themi me siguri… por do të bëjmë gjithçka që mundemi në bashkëpunim me autoritetet këtu, për të bërë që kjo të ndodhë, dhe se është e mundur të punohet ende”, deklaroi ministri i jashtëm holandez gjatë një ceremonie në aeroportin e Kharkivit.
Koenders tha se hetuesit vazhdonin të shpresonin që të gjenin mbetje të Boeingut 777, por nuk bënë të ditur se kur, për arsye se situata e sigurisë mbetet e brishtë.
Avioni i Malaysia Airlines u rrëzua në 17 korrik mbi territore të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore, duke vrarë të 298 të pranishmit në avion. Deri tani janë identifikuar 289 viktima, prej pjesëve të trupave që janë gjetur në vendin e rrëzimit. Holanda humbi 193 nënshtetas në këtë tragjedi. /Guardian
Përshtatur në shqip nga bota.al
Lufta fillon ne serbi bosnje maqedoni greqi ukrain….Englezet djepja e intiligjences avash avashe po triqet nga Brukseli …Gorbacovi I dine mire planet I ka firmosur me doren e vete .
Kete qe thua Ti Zoti Gorbacov,ne komentet e mia une kam me se nje vite qe po e them. Nuk e them per mburje,pasi fjala jote ka shume peshe,poe ne komentet e mia, pikerishte ne kete gazete te vogel te quajtur Tema ,une kame shruar dhe per arsyet ,perse po shkohet drejte luftes se ftohte. Jane dy rruge ne ekonomi aktualishte, ose social kapitalizem ose kapitalizmi kazino. Shpesoi qe Zoti Rama te vazhdoi me reformat qe ka nisur,qe Shqiperia te shkoi drejt perendimit,e jo drejte Putizmit apo ne rastin tone ne Berishizem.
o idiot,meso shqip se bene gabime qe as nipi im qe eshte ne klase te dyte nuk i bene. mbasi te mesosh shqipen, hajde na jep mend
GORBACOVI = KORBA +COVI = TRADHETAR I RUSISE DHE I SOCIALIZMIT DHE AGJENT TEK INGLIZI
Mendja dhe roli i Gobarcovit i pershpetoi shume levizjet drejt lirise, aq sa ne sot edhe e kritikojme ate edhe me shpejt per disa nga mendimet e tij. Esht e vertet se duket sikur po shkohet drejt luftes tjeter te ftohte, dhe vertet, sic thote Hegeli: ngjarjet perseriten dy here ne histori; por sic shton Marksi: heren e pare ne origjinalitetin dhe madheshtine e tyre, heren e dyte ne bufonizmin e tyre; keshtu dhe kjo lufte e ftohte ka per tu diskretituar para se te nise mire, pasi po shkaktohet si nga ngecja ne moment e zhvillimit perendimor ashtu dhe nga lufta e madhe e shume idioteve zyrtare perendimor dhe lindore per te mbajtur postet e tyre pa levizur. nese shoqerite e sotme nuk levizin perpara ne ide, strukturen e prodhimit dhe shperndarjes, si dhe ne emulsimin e metejshem te superstruktures shteterore, lufta e ftohte vjen vetvetiu.
Ashtu duket. Kam shume respekt per kete politikan te zgjuar dhe teper inteligjent.
Rusia dhe Ballkani pati fat qe Gorbacov ishte ne krye te politikes ruse ato vite te veshtira.
Gorbacov duhet te kuptoje se eshte pasoja e politikes gorbacoviane.Rendesi ka qe jeton dhe e i jepet mundesia te vleresoje pasardhesin Putin
Zbulim i madh!!!!! eshte e qarte qe bota smund te dominohet nga nje superfuqi e vetme,rrjedhimisht do te ekzistoje dhe nje peshe perafersisht ekuivalente.
Russia Serbia , Gabelia( greek republik)
Gorbacovi eshte nje mashtrues hesapi dhe vetem kaq.Ne nuk duhet te degjojme mashtruesit.Rusia nuk eshte aq e forte dhe as ka per te qene e forte.
Rusia nuk mund te diktoje asgje pasi mund ti vije fundi botes e rusise me heret se duhet.Prandaj Gorbacov sus.