FOTOT/ Një akt bamirësie i Ed Miliband, që në Britani shkakton polemika

1 Nëntor 2014, 10:06Bota TEMA
FOTOT/ Një akt bamirësie i Ed Miliband, që në Britani

Ky është një debat që bëhet gjithmonë: u duhen dhënë të holla atyre që lypin apo jo?

Kur kreu i Laburistëve në Britani, Ed Miliband kaloi përpara një lypëse, ai u kthye nga ajo dhe i dha 2 centë.

Fotografët u mblodhën menjëherë rreth tij, gjatë këtij momenti.

Pasi fotot u publikuan, në media dhe rrjete sociale kanë shpërthyer polemika.

Komentues të shumtë e kritikojnë atë për faktin se ai as nuk ia ka hedhur sytë gruas, kur i ka dhënë paratë.

“Ai dukej sikur kishte frikë që ajo ta prekte dhe mund t’i ngjiste ndonjë sëmundje”, shkruan një komentues.

Ndërsa të tjerë e kritikojnë atë se është talluar me lypëse, pasi edhe pse fiton 130 mijë euro në vit, i ka dhënë asaj vetëm dy cent./b.l

 

6 komente në “FOTOT/ Një akt bamirësie i Ed Miliband, që në Britani shkakton polemika”

  1. realist says:

    Keta qe e komentojne kete gjest tju vij turp, nje politikan anglez qe sado pak mendon per te varfrit, si do te komentonin kete gjest po ta bente kamerun, do te ngriheshin mediat pro tij. Ky lloj politikani, i majt i mendimit ndryshe qe ngall shprese tek njerzit duhet te jet zgjidhje e anglezve dhe jo te djathet qe po prishin ate qe mezi e ndertoi gjith europa se bashku, be.

    1. Puna na zbriti nga Pema dhe u bem njerez says:

      Ky Ed, ka bere shum gabim qe sja ka hedhur syte kesaj lypses!!!!!

      Po ta vesh re ajo nuk eshte me teper se 25 dhe ka nje profil shum simpatik, vajze e bukur medemek(Duket qe i falet rregullisht nga veshja).

      Rast i vecant, nje lypse shum me e mbajtur se nje zyrtar i lart….te jet ndonje rreng!!!!

  2. Klimax says:

    Mos eshte kjo e vetmja “europiane” qe lyp ne rruget e qyteteve te Europes veriore? Kudo qe te kalosh, ne cdo rruge, ne cdo qender industriale, ne cdo kryqezim e deri ne Metro e stacione autobuzash, kane zene “postet” e tyre lypsat profesionist. Jo me shume se dy vjet me pare keto skena nuk egzistonin, por brenda nje kohe fare te shkurter trafikantet e lypsave rome transportuan nga Rumania mijra e mijra prej tyre. Cdo njeri prej tyre ka nje vend “pune” te caktuar ku pervec qirase per ate vend ku lyp duhet te paguaj edhe nje te ardhur nga fitimi ditor pronarit te tij. Pra shumica e te ardhurave kalojne ne duart e trafikanteve mafioz, te ardhura te zeza, ndryshe nga qytetaret britanik e skandinav qe per cdo cent apo koron nga te ardhurat e tyre paguajne taks ne shtet,
    Nuk e di se sa jane te ardhurat vjetore te laburistit Ed Miliband, por ate qe di eshte se me shume se gjysma e te ardhurave te tij mbahet nga shteti ne formen e takses, te cilat kalojne me pas per arsimin, shendetesine, mbrojtjen, ndihmat sociale, etj, etj. Ne nje shtet te tille te organizuar, perse kryetari laburist, ndoshta kryeminister i ardhshem britanik, duhet te paguaj ne te zeze, edhe pse dy cent, nje personi me nje aktivitet te paligjshem?! Per sa kohe do te lejohen keta mijra e mijra romer, jashte cdo sistemi social, te zaptojne me cadrat e tyre pyjet prane qyteteve europiane, duke i kthyher ato ne nevojtore te qelbura? Kujt qytetari europian do ti lejohej te bente dicka te tille? Ligji duhet te jete i njejte per te gjithe! Shteti ne qoftese nuk guxon ti largoj andej nga kane ardhur, atehere ti grumbulloj nga rruget e pyjet, ti regjistroj, tu japi shtepi, ti paguaj me asistenca, tu lejoj sherbim shendetesor, shkollim, etj, etj. Ndryshe situata do te rendohet cdo dite e me shume dhe bashke me te edhe racizmi dhe ksenofobia!

  3. gabeli shtegtues says:

    vetem dy cent!?
    nji shoku jem i dha njiher nji lypsi irlandez n dublin 5 cent dhe lypsi ja hudhi tyrinjve mbrapsht duke i thon “ik er legen, me ke don me u tall ti!! shkerdhat!”
    lypsat n irland nuk pranojn posht 50 centshit..
    jan lypsat me krenar te planetit ndoshta.

    1. Wendy-B says:

      Keshtu eshte kur shtegton shpesh, ju gabelet e keni “pasion gjaku” shtegetimet.
      Sot lypesat ti perplaisn turijve centet, i duhen me shume se monedha te pine alkol dhe tymosin” cigare”.

      Nuk eshte per te kritikuar Ed pse nuk e ka pare ne sy “shamikuqen”, ka respektuar kulturen e saj dhe i eshte “frikesuar ” ndoshta ndonje magjie te mundshme. Shejtanet , jane 1-sh per Magji” ?

  4. bobi says:

    2 cent?!! Tu befshin ilaçe paundet qe te paguhen nga taksat qe mblidhen ne emer te mbretereshes o plehre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje