Prej ditësh në Burkina Faso kanë nisur protestat për rrëzimin e presidentit Blaise Compaore.
Përleshjet e dhunshme me policinë mendohet se kanë shkaktuar deri tani 30 të vdekur.
Protestuesit kërkojnë të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Compaore të garojë për mandatin e pestë.
Protestat e nisur të enjten kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, por duket se presidenti i Burkina Faso nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti.
Ajo që ka nxehur më shumë protestuesit ka qenë deklarata e Compaore, i cili tha se do të rrijë në pushtet edhe një vit, pasi lajmëroi krijimin e qeverisë për daljen nga kriza.
Krijimi i një qeverie teknike u njoftua nga shefi i ushtrisë, gjeneral Honoré Traore, i cili tha se “do të ketë konsultime me të gjitha palët”.
Ai gjithashtu deklaroi shpërbërjen e parlamentit.
Presidenti Compaore është në pushtet prej vitit 1987./j.h
Mos eshte me origjine nga vicitoli ky presidenti burkina fassos?
une e kam deklaruar se do merrem me musteqet e Artan Didit.
Kopio e vitit 1997, (Marsi-97), ku Shqipria
digjej dhe “Sala” zgjidhej president me deputete
qe kishin nje automatik ne dore.
Dhe me e shemtuara, druaktokisnin te gjithe,
dhe nuk ndigjonin krismat jashte.Kjo eshte
historiiiiii e perjetuar, mu ne bash te vendit.
Shkodrani:
Nuk eshte tamam ashtu,keta jane mbas nesh per shum arsye;
1-Ketu nuk besoi se jane hapur depot e ushtrise.
2-ketij ketu i mbaroka mandati pas nje viti dhe po pret mbarimin e mandatit,ndersa saliut tone i mbaroi mandati ne mes te trazirave dhe u rizgjodh ne kulmin e tyre.
Respekte per ju z.Shkodrani.