Një zjarr i madh ka detyruar evakuimin e radios kombëtare franceze në Paris dhe ka shkaktuar ndërprerjen e programeve.
Kolona e dendura të tymit që dilnin nga ndërtesa i bënë flakët të dukshme në gjithë kryeqytetin francez.
Ndërkohë mësohet se deri tani nuk ka pasur njoftime të për viktima. Në website e TF1 thuhet se transmetimet e radios France Info ndërprenë nga evakuimi pas zjarrit.
Bernard Thomasson, gazetar i radios i tha BBC: “Kjo është vetëm një zonë e ndërtesës që është prekur nga zjarri. Kjo nuk është e gjithë ndërtesa..
“Unë punoj në ndërtesë dhe pasi pamë tymin e errët u evakuuan. E gjithë ndërtesa tashmë është evakuar.
Ndërtesa e radios ka qenë në rikonstruksion për 10 vitet e fundit dhe mendohet se zjarri nisi nga kati i 8-të, për shkak të punimeve jo të mira./j.h