Surprizë tjetër, Kim Jong-un shfaqet në publik duke ecur pa bastun

5 Nëntor 2014, 10:46Bota TEMA

Lideri i Koresë së Veriut vazhdon të surprizojë, që nga mungesa e tij e gjatë në publik prej më shumë se 40 ditësh dhe rishfaqja e tij . Pasi u shfaq shëndosh e mirë në mes të tetorit, për këtë muaj Kim ka vendosur të theksojë se shëndeti i tij po ecën më se kurrë duke u përpjekur të shujaë çdo dyshim se është i semure. Ndaj ka vendosur të eci pa bastunin e tij mbajtës në një mbledhje të ushtrisë koreane.  S

ipas autoriteteve koreane të sigurisë dhe inteligjencës, Kim vuante nga një kist në kyçin e këmbës, të cilin tashmë e ka hequr dhe s’ka nevojë të përdor më bastunin e tij mbështetës.

Një ekip ime mjekë ekspertë evropianë thuhet të ketë fluturuar në Pyongyang në shtator ose tetor për të operuar kyçin e këmbës së majtë të  Kim për të hequr kistin pengues.

Zëra të tjerë thonë se Kim gjatë zhdukjes nga muaji shtator deri në mes të tetorit, ka bërë një operacion për ngushtim stomaku në Kinë, pasi 32 vjeçari diktator duket qartazi se vuan nga obeziteti. Aq sa mezi qëndron në këmbë.

Gjithsesi fotot e reja na sjellin një diktator, i cili ka nisur jo vetëm  të kujdeset për shëndetin, por forcën t’ua demonstrojë jo vetëm popullit koreano-verior por edhe botës perëndimore./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje