Këto janë pamjet e kapura në kamera të shpërthimit të anijes kozmike së “Virgin Galactic”, e cila u rrëzua në shkretëtirën e Kalifornisë të premten.
Një pilot vdiq, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Hetuesit janë në vendin e rrëzimit për të mësuar se çfarë shkoi keq me SpaceShipTwo.
Në një deklaratë për mediat pas aksidentit, themeluesi i Virgin tha se kompania e tij do të vazhdojë projektin e turizmit, pavarësisht këtij aksidenti.
Richard Branson ka investuar plot 500 milionë dollarë për projektin e turizmit hapësinor, të nisur në vitin 2004. Më shumë se 700 njerëz , duke përfshirë edhe personazhe të famshëm si Lady Gaga, Justin Bieber dhe Katy Perry kanë paguar 250.000 dollarë për biletat e udhetimit te parë për publikun në hapësire. Richard Branson do të ishte vetë pjesë e udhëtimit të parë të realizuar nga “Virgin Galactic”.
Nuk dihet se si do të ndikojë ky aksident tek kompania, pasi Branson më parë pohoi se kompania e tij “nuk mund të humbasë askënd” dhe se do të jetë operator i suksesshëm i fluturimeve në hapësirë.
Dëshmitarët, të cilët kanë qenë afër vendit ku ranë mbeturinat thanë se kanë parë pilotin e vdekur lidhur tek karrigia në vendin e tij, por i mungonin shumë pjesë të trupit.
Emri i pilotit që ka vdekur nuk është bërë ende i ditur. /j.h
$250.000 per te dale disa minuta jashte atmosferes dhe gravitetit? Zoti na ruajt, se kjo bote ka shume njerez te cmendur. Me sa duket, dikush perfiton nga kjo cmenduri per te bere para. Per kaq para, mund te nisesh nje dron me pult dhe pastaj ti futesh ndonje bombul gazi ne bythe per akselerim, nga ato qe shiten ne Shqiperi dhe te nisesh qenin ose macen ne orbit. Te pakten kjo do te futet ne rekordet Guiness.
Cpret Erald pse se ben! Mbase fiton dhe ti ca miljona.
Ameriqenet jane te zote per te fut ne sherr Boten edhe per te kriju derivate,
po per ekspedita hapesinore duhet te hane 7 furre buke qe te vijne ne nivelin e Rusise.
Kur vete NASA ndejti plot 3 vjet qe te pergatiste nje “fake moon landing”
me ndihmen e Kubrick-ut, kuptohet qe nje kompani bythe 500 mln dollareshe,
nuk do e kete te gjate rrugen.