Zëdhënësja e Mogherinit në qendër të polemikave, pasi është e martuar me një lobues të Gazprom-it

8 Nëntor 2014, 21:23Bota TEMA

Zëdhënësja kryesore e shefes së re të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, është e martuar me partnerin e një kompanie për marrëdhënie publike në Bruksel, e cila lobon për gjigantin rus të gazit, Gazprom.

Zëdhënësja Catherine Ray është martuar me Thomas Barros-Tastets në Francë, më 19 tetor të vitit 2013. Barros-Tastets është partner në kompaninë G+, dega në Bruksel.

Biografia e tij online thotë se ai “ndihmon për të koordinuar pjesën evropiane të një konsorciumi të gjerë botëror, i cili këshillon një kompani të madhe ndërkombëtare të energjisë për komunikim dhe çështje publike”.

Edhe pse emri i “kompanisë së madhe ndërkombëtare të energjisë” nuk përmendet, Barros-Tastets përmendet shpesh në media si “këshilltar i Gazprom-it për çështjet publike evropiane”.

Në një njoftim nga gushti i vitit 2013 për emërimin e tij si partner në G+, thuhet se ai është “këshilltar në Gazprom për marrëveshjet me autoritetet evropiane të konkurrencës”.

Barros-Tastets është parë në shoqërinë e ministrit rus të Energjisë, Aleksandr Novak, më 29 tetor në Bruksel. Novak ka qenë atje për negociatat e gazit me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, i cili ka marrë pjesë në procesin e verifikimit të zonjës Ray në pozitën e saj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në një përgjigje të shkruar se Ray e ka informuar BE-në për aktivitetet profesionale të bashkëshortit të saj, përfshirë edhe punën e tij në Gazprom.

“Ray ka ndjekur procedurën e etikës siç kërkohet nga Komisioni Evropian”, ka thënë Schinas.

Ai ka shtuar se Mogherini “ka qenë e përfshirë” në procesin e zgjedhjes së Rayt, porse nuk e ka emëruar atë.

Schinas ka thënë se Ray është e ngarkuar që të flasë për Afrikën, Amerikën Latine dhe vendet e Gjirit. Zëdhënësja tjetër, Maja Kocijançiq, flet për Mogherinin në lidhje me çështjet evropiane, përfshirë Rusinë.

“Ndaj, ne nuk besojmë se ka konflikt të mundshëm të interesit”, ka thënë Schinas.Ray i ka refuzuar kërkesat për të komentuar këtë çështje.

Ish-ministrja e Jashtme e Italisë, Frederica Mogherini, ka qenë një zgjedhje e diskutueshme për të zëvendësuar Catherine Ashtonin në postin e shefes së politikës së jashtme të BE-së. Kritikët e kanë parë atë si të papërvojë në politikë dhe të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

“Kam qenë veçanërisht i shqetësuar me atë që duket të jetë dobësia e saj me Putinin. Ajo duket se e pëlqen Putinin dhe nuk e sheh botën nga perspektiva e vendeve të Bashkimit Evropian. Ajo i sheh gjërat nga këndvështrimi rus”, thotë Eduard Lucas, redaktor në gazetën “The Economist”.

Lucas dhe vëzhguesit e tjerë të BE-së kanë thënë se posti i politikës së jashtme duhet t’i jepej dikujt nga Evropa Qendrore, si Radek Sikorski, kryetari i Parlamentit të Polonisë, i cili në atë kohë ka qenë ministër i Jashtëm i këtij vendi.

Mogherini, 41 vjeçare, është një politikane relativisht e papërvojë, e cila është emëruar Ministre e Jashtme e Italisë në muajin shkurt, nga kryeministri Matteo Renzi. Vetëm pak muaj më vonë, Renzi ka lobuar fuqishëm dhe me sukses në BE që ajo ta zëvendësojë Ashtonin.

Renzi ka qenë i vetmi kryetar i një qeverie evropiane, i cili ka argumentuar kundër forcimit të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të rolit të saj në Ukrainë, në samitin e BE-së në Bruksel, në muajin tetor.

Catherine Ray punon në fushën e komunikimit në Bashkimin Evropian që nga viti 2000./REL

5 komente në “Zëdhënësja e Mogherinit në qendër të polemikave, pasi është e martuar me një lobues të Gazprom-it”

  1. Pelasgian says:

    Mogherini njihet mire ne Itali si ” dashamirse ndaj Putanes se Kurvlinit “.

  2. ben says:

    Gazpromi i eshte bere si gogol zyrtareve Evropiane.Kush ka lidhje me kompanite ruse po quhet i rrezikshem.

  3. Tahip says:

    Keta hipokritet vijne e na japin leksione Kunder korrupsionit dhe nepotizmit.

  4. taip says:

    Ncncncncncnc……………

  5. Klimax says:

    Hahahaha! Zedhenesja e Mogherinit eshte martuar me nje person me “biografi te keqe”!!!! Cfare hipokrizie??!! Mos duhet te largojme nga pushteti edhe kancelaren Merkel qe tre vjet me pare, me 8 nentor 2011 ne Lubnin te Gjermanise, se bashku me Dimitri Medvedev firmosen marveshjen Gasprom- Nord Steam??!! Po per dhjetra e dhjetra firma te medhe europiane dhe mbi te gjitha gjermane e italiane qe financojne ne Rusi cfare duhet te themi, lobues te Putin?! Po per mijra milioner e miljardier ruse qe kane blere e po blejne pasuri te patundshme ne kryeqytetet, rivierat bregdetare dhe ne ishuj te shumte te Europes, mos duhet ti cilesojme si pushtues?!
    Politika europiane vazhdon te ngelet e trullosur, e pafuqishme, por mbi te gjitha e trembur. Nuk eshte vetem politika e Putin per nje Rusi te madhe e te fuqishme qe po i tremb europianet. Kriza e rende qe goditi Perendimin qe nga viti 2008 i demtoj vendet europiane jo vetem ekonomikisht, por edhe politikisht. Partite e ekstremit te djathte ne Europe pesuan nje rritje te madhe dhe bashke me to edhe racizmi dhe ksenofobia. Problemi eshte se simpatizantet me te medhenj te politikes Putin, te miqesise e bashkepunimit me te nuk jane me partite komuniste europiane, tradicionalisht parti si-motra te bolshevikeve te BS-se, por partite e ekstremit te djathte. Pikerisht keto forca politike si FN e Marine Le Pen ne France, Lega Nord e Matteo Salvinit ne Itali, etj dhe deri ne qeveri si ajo ungareze e kryeministrit Viktor Orban cilesojne politiken liberale europiane si te deshtuar dhe kerkojne hapur nje rikthim te politikes hitlero-stalino-putuniste ne Europe duke cilesuar Putin si nje udheheqes te “botes se re”, ashtu si dikur Hitlerin!!!
    Qe ne bote ka filluar Lufta e Ftohte, kjo nuk ka me dyshim, por pyetja eshte se a po shkojme ne nje Lufte III Boterore me pasoja me katastrofike se dy te parat? Kjo nuk do te vonoje ta kuptojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje