Panik në Francë/ Një tigër endet i lirë afër Disneyland, policia prej mëngjesit në kërkim

13 Nëntor 2014, 19:17Bota TEMA
Panik në Francë/ Një tigër endet i lirë afër

Arratisja e një tigri afër Disneyland në Paris ka alarmuar kryeqytetin francez.  Disneyland është vendi më i vizituar i kryeqytetit francez, ndërsa policia u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Rreth 60 policë,  forca zjarrëfikëse dhe forca të tjera  sigurie  janë në terren për të gjetur tigrin. Tigri, i cili mësohet se nuk është i rritur, sipas autoriteteve mund të peshojë deri në  70 kilogram.

Policia ka përdorur edhe helikopter për të ndihmuar në gjetjen e kafshës së egër, e rrezikshme për njeriun.

Policia dhe skuadrat e shpëtimit në vendngjarje kanë rrethuar një perimetër sigurie dhe autoritetet e shtuara u bënë thirrje njerëzve që jetojnë në Montevrain, Chessy dhe Chalifert që rrijnë në ambiente të mbyllura. Në qoftë se ata kanë planifikuar të udhëtojnë, policia i  këshilloi  ata që të qëndrojnë në makinat e tyre dhe mos të bëjnë shëtitje në natyrë.

Parc des Felins, një park i kafshëve të egra  rreth 18 milje larg nga Montevrain,  në një deklaratë të lëshuar në  faqen zyrtare të  internetit tha se tigri nuk është arratisur nga parku i tyre, pasi ata  numëruan gjithë kafshët etyre.

EuroDisney, operatori i Disneyland në Paris, tha se  ata nuk mbajnë  tigra në par, ndaj tigri nuk është arratisur prej tyre.

Ndërsa zyra e kryetarit të Montevrain hodhi poshtë idenë se tigri mund të kishte shpëtuar nga një cirk që u luajt në qytet ditnë e shtunë, raportoi Le Parisien.

E sigurtë është që tigri është pikasur të endet i lirë, por se nga ka ardhur dhe nëse do të gjendet kjo mbetet për ty parë në orët në vazhdim.

Disneyland Paris mbahet si destinacion turistik numër një  i Evropës, ku vetëm në vitin 2013 pati 14.900.000 vizitorë./j.h

4 komente në “Panik në Francë/ Një tigër endet i lirë afër Disneyland, policia prej mëngjesit në kërkim”

  1. pau says:

    Fshihet ne shtepine e Sales.

  2. Dean says:

    Don Zoti dhe perfundon ke shtepia e platinis.

  3. Illyrian says:

    Po sikur tigri te kete BOMBE?

  4. Illyrian says:

    Nuk kam degjuar ndonjehere qe tigri te haje m#t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje