Këto janë fotot e para që njeriu në Tokë arrin të marrë nga një kometë. Ditën e djeshme anija Rosetta, ka lëshuar me sukses sondën e Philae, në kometën 67P.
Agjencia Evropiane e Hapësirës, (ESA), është shprehur se lëshimi në sipërfaqen e kometës ishte një sukses, por pas fotove të para të marra nga kometa, ata kanë frikë se pasi u përplas dy herë gjatë uljes mbi trupin e kometës, sonda eksploruese Philae mund të jetë kthyer anash.
Shkencëtarët ESA janë të shqetësuar për të ardhmen e sondës Philae, pasi pas uljes së përsosur, ajo u pa atë kërcej dy herë përpara se të ulej përfundimisht në sipërfaqen e trupit qiellor.
Sonda ka dërguar imazhet e para nga sipërfaqja e një komete, por foto tregon një ” hije të madhe shqetësuese” , e cila mund të tregojë se sonda pas rrëzimit është kthyer anash, pra në krah të saj ose ka ngecur në një gropë të kometës, 67P.
Derisa sonda të tregojë nëse ka ndonjë problem apo jo ( urojmë që jo) le të shijojmë fotot e para të një komete të marra nga sonda Philae, lëshuar nga Rosetta. /j.h
Ore ju mire beni qe sillni lajme shkencore, por, nji pjese e konsiderueshme e shqiptareve, nuk e kane kuptuar akoma; pse duhen paguar faturat elektrike!