Samiti/ Kryeministri turk: G20 e mbyllur ndaj vendeve të tjera. Australia nuk bie dakort për reduktimin e emetimit të karbonit

14 Nëntor 2014, 19:48Bota TEMA

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, vendi i të cilit merr presidencën e G20 vitin e ardhshëm, tha se grupi G20 duhet të jetë më përfshirës.

“Axhenda e G20 duhet të përfaqësojnë jo vetëm 20 shtete, por një axhendë globale. Prandaj, lidhja midis G20 dhe vendeve që nuk janë në G20 është aq e rëndësishme sa marrëdhëniet e anëtarëve të G20, “tha kryeministri turk.

Davutoglu vuri në dukje gjithashtu se Turqia do të zgjerojë rolin e G20-së përtej bashkëpunimit ekonomik dhe të vendimmarrjes për çështje të tilla si kriza e refugjatëve në Evropën lindore, shpërthimi i virusit Ebola në Afrikën Perëndimore, dhe militantizmi radikal në Lindjen e Mesme.

Një përplasje mes udhëheqësve perëndimorë dhe presidentit rus Vladimir Putin është  vënë re  në mbledhjen e G20 në Australi, sipas disa analistëve.

Pasi udhëheqësit e botës arritën në Brisbane për samitin e G20 të këtij viti, ka pasur raporte se trupat ruse  kanë hyrë në Ukrainë, gjë që Moska e ka mohuar.

Ndërkohë në Bondi Beach qindra  qytetarë të Sidneit treguan se çfarë mendojnë ata  për qëndrimin e qeverisë së tyre mbi ndryshimet klimaterike, duke futur kokat e tyre në rërë.

Marrëveshja e kësaj jave  mes SHBA –së dhe Kinës, për të reduktuar emetimet e karbonit ka rritur presionin ndaj Australisë.

Por Australia argumentoi se G20 nuk është një forum i përshtatshëm për të diskutuar mbi  ndryshimet e klimës.

Australia është vendi i vetëm  më qëndrim të kundërt  për ndryshimin e klimës. Ajo do të anulojë taksën mbi emetimet e gazit në korrik./j.h

5 komente në “Samiti/ Kryeministri turk: G20 e mbyllur ndaj vendeve të tjera. Australia nuk bie dakort për reduktimin e emetimit të karbonit”

  1. Davida says:

    Ik o gjytrym ca ben aty ti? Te paska dhene leje Sulltan Erdogani, apo ai po ben qejf ne keshtjellen 1 000 dhomeshe me xhakuzi? ?

  2. Pelasgian says:

    Ashtu i intereson Australise se karboni eshte nje rrenje e thelle e ekonomise australiane .

  3. koli says:

    pse mor dak te te ftojne ty, apo mezi po pret te sjellesh idete sunite te sulltan erdoganit. E degjenerut shtetin turk, e keni kthyer ne shtet synit.

  4. Shaban Marina says:

    Australia vepron drejte, Shtesa e gazit karbonatik ne atmosfere, sado e madhe qe te jete, s’ka fare fare ndikim ne ndrushimet klimaterike. Veretohet plotesisht se klima ne Toke ndryshon neper epoka gjeologjike. Keto ndryshime jane per efekte te rezonancave te proceseve te brendshme te Tokes dhe Diellit dhe Diellit dhe Galaktikes, si dhe te pozicionit te Diellit ne levizjen orbitale rreth Galaktikes.

  5. Shaba says:

    Shtesa e gazit karbonatik ne atmosfere, me cfardo dozash qe te behet, nuk ndikon aspak ne ndrushimin e klimes. Ka shume argumenta qe vertetojne se parnimi i ndikimit sepse krijone efektin sere dhe shkakton ngrihjen globale, s’ka asnje argument baze qe te sherbeje so premise arsyetimi shkencor qe te arrihet ne nje konkluzion absurd. Klima ne toke rregullohet prej marredhenive rrezatuese Tike-Diell-Galaktike, gjate udhes qe bene sistemi Diellor perqark galaktikes (gjat vitit galakti) per 226 milon vjet.
    Prandaj qendrimi i Australise eshte mbeshtetur ne konkluzione te nje shkence te avancuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje