Kryeministri britanik, David Cameron është shprehur me tone të ashpra ndaj faqeve dhe uebsaiteve në internet, për lejimin e publikimi të fotove makabre të ISIS. Cameron tha se këto media mbajnë një përgjegjësi sociale për propagandën e lejuar në internet dhe pohoi se do të merren masa për të bllokuar materialet e xhihadistëve.
Në një fjalim të dhënë në paralamentin australian në Canberra, Cameron tha se perëndimi po përballet me një sfidë të re emergjente, për ndalimin e propagandës së radikalëve të ISIS, të cilët po tërheqin pas vetes mjaft të rinj.
Policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë arritur të heqin rreth 1.000 imazhe dhe video të ekstremistëve gjatë një jave nga internet, ku vetëm njëra prej tyre ka marrë 10 minuta kohë.
80 përqind e këtyre materialeve janë hedhur nga aktivistët e xhihadit në Siri.
Interneti është përdorur gjerësisht nga terroristët e ISIS për të publikuar vepra e tyre makabre, por edhe për të tërhequr në luftën e tyre shumë të rinj e të reja edhe nga vendet perëndimore.
Shumë prej tyre kanë rënë pre e zhgënjimit e shumë kanë gjetur vdekjen, duke lënë shpesh në një vend krejtësisht të pasigurtë gratë apo fëmijët e tyre./j.h
Nee google facebook ka pafund mashtrues po kjo sdo te thote se duhet ti besojme
Google mund te bej nje aplikacion qe fjalen ISIS te mos e lejoje po jo me shume
http://bit.do/ISIS-ndihmohet-nga-google-dhe-facebook
Kush hedh apo lejon te hedh imazhe ne internet me pasoja te tilla, duhet ti hiqet menjehere licensa,duhet te pergjigjet penalisht, duhen saktesuar masa e ligje te imtesisheme, liria qe njeriu mund te beje si te doje duhet te marr fund, liria individuale duhet te gershetohet me lirin e te gjitheve, nuk mund te kete liri te individeve ne kurris e me pasoja per pjesen tjeter te shoqerise
Ne Shqiperi kane qene medjat si telivizive dhe ata gazetareske,ata qe dhua ti ne i kemi si ushqim.
Me thoshte nje daja im kur e pytesha se a ka per te ngren,me thoshte:
Kame bolle!Kure ha darken ulem e shikoj telivizon,ne telivizon hane mish e une buke e turshi e KNAQEM.
Ne mor zotni nuk shikojme se si te rregullojme femijte e veten por shikojme se si te vrasim.
Mos u anko se eshte tekllonogjia juaj.
Turxheta mano.Te fala satelitit tende.
Pak nga pak edhe ne Perendim po fillon shtrengimi i lirise. Si ne Shqiperine komuniste kur ndaloheshin radiot dhe televizionet e huaja. Dhe ndonjehere e paguanje shtrenjte t’i ndiqnje ato, se te çonin ne “rruge te gabuar”…Pa dyshim qe ISIS eshte nje funderrine, por liria ka me shume rendesi se gjithçka. Perendimi nuk duhet te harroje se vetem duke qene vende te lira dhe demokratike ai arriti te mposhte perandorine komuniste.
Nuk besoje se perndimi ,si shoqeri e lire, ka qene ne lufte me komunizmin, komunizmi ka qene ne lufte me vetveten,u vetizolua nga pjesa tjeter e botes, u bunkerizua dhe kur pushteti u muar nga nje brez tjeter e pa qe ishte gabim rruga e ndjekur nga paraardhesit e tyre dhe nderroj kursin duke lejuar ekonomine e tregut,ekonomin private, por turmat qe popullonin keto vende,me perjashtm te Kines,ne kete vete rrethim, nuk e perballuan dote lirin dhe filluan e shkaterruan gjishchka, pasojat e se ciles do ndihen edhe per shume e shume kohe, shoqeri .