Anti-mafia italiane arreston 40 persona të klanit Ndrangehta

18 Nëntor 2014, 15:10Bota TEMA

Policia e anti-mafias italiane ka arrestuar të paktën 40 persona në Italinë veriore si pjesë e  familjes së  krimit Ndrangheta.

Për herë të parë, policia ishte në gjendje që të filmonte ritet sekrete ku  do të kryeheshin operacionet e klanit mafioz por edhe se si antarësohen “të rinjtë në sindikatën kriminale”.

Tri grupe që ishin nën hetim, kishin baza në Milano, në krahinat e Komos dhe Leço-s në rajonin e Lombardisë.

Shumica e arrestimeve u bënë në Italinë veriore, por disa prej tyre u arrestuan edhe  në Sicili.

Ndragehta e ka qendrën e saj në Kalabri.

Detajet e regjistrimit të takimit mafioz sipas policisë italiane do të jepen gjatë të martës.

Ndragehta-t janë të njohur për ritet e tyre dalluese  dhe anëtarësimin e elitës së njohur si “Santa”. Regjistrimi i ceremonisë së Shenjtë në Italinë veriore ishte e pashembullt, citojnë mediat italiane dhe i pari i regjistruar ndonjëherë nga policia.

Anëtarësimi i tyre është diçka që ata e kanë në ADN, në lëkurë dhe mund të largohen nga familja Ndragehta duke bashkëpunuar me shtetin ose me vdekjen”, -tha prokurorja e Milanos Ilda Boccassini, në një konferencë shtypi të martën për operacionin gjatë të cilit u arrestuan 40 persona./j.h

2 komente në “Anti-mafia italiane arreston 40 persona të klanit Ndrangehta”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Ndregjeta????

  2. rion says:

    Anertaresimi i tyre ne keto organizata eshte dicka qe e kane ne ADN

    http://bit.do/Mafia-Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema