ISIS i pret kokën Abdul Rahman Kassing, amerikanit që pasi u mor peng, u konvertua në fenë islame

17 Nëntor 2014, 11:40Bota TEMA
ISIS i pret kokën Abdul Rahman Kassing, amerikanit që pasi u mor peng,

Lajmet e fundit që vijnë nga terroristët e ISIS, tregojnë se ata kanë ekzekutuar edhe njërin nga amerikanët e marrë peng,  Peter Kassing.  Djaloshi, 26 vjeçar ishte në Siri si një ndër punonjësit e shumtë  humanitarë, i cili u kap peng nga ISIS dhe mëoshet se i është prerë koka bashkë me 14 persona të tjerë nga militanëtët e shtetit islamik.  Vrasja e Peter Kassing është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Presidenti Obama e dënoi vrasjen e punonjësit humanitar duke e quajtur si “vepër të pastër të djallit”

Prindërit e  Kassig thanë se ata ishin krenarë për djalin e tyre dhe për punën e tij humanitare. 26-vjeçari po ndihmonte sirianët gjatë konfliktit kur u kap peng nga ISIS tetorin e kaluar.

Kassig e ndryshoi emrin e tij për të Abdul Rahman pas konvertimit në fënë islame, por duket se as besimi tek Allahu nuk e shpëtoi atë nga vdekja makabre e luftëtarëve të ISIS

Lajmi për vdekjen e tij erdhi në formën e një video të postuar në internet, e cila gjithashtu tregon edhe prerjen e kokës të të paktën 14 njerëzve të tjerë, ku sipas ISIS  personat ishin eksponentë dhe oficerë besnikë të Presidentit sirian Bashar al-Asad.

Militantët e shtetit islam kanëekzekutuar me  prerje koke katër perëndimorët tjera – gazetarët James Foley dhe Steven Sotloff dhe punonjësit e ndihmave, britanikun David Haines dhe Alan Henning. Të gjithë ishin  duke punuar në Siri, kur u morën peng nga xhihadistët e ISIS./j.h

6 komente në “ISIS i pret kokën Abdul Rahman Kassing, amerikanit që pasi u mor peng, u konvertua në fenë islame”

  1. genti says:

    tmerr i vertete. keta jane degjenerimi i rraces njerezore.
    keta jane djalli vete i ulur ne toke.keta jane shejtanet e vertete.
    keta jane monstra qe skane asnje lidhje me fene islame.
    kurre dhe asnjehere feja islame nuk predikon qe ti presesh koken nje njeriu qe nuk eshte i besimit tend.

    1. tfg says:

      ti duhet te jesh i tredhur,ne ”vatan” Alvania krimet dhe vrasjet behen vetem nga sunitet shqipfoles ,pikerisht nga perfaqsuesit e fese islame…………madje edhe ne ceremoni mortore!!

  2. skelari migrues says:

    ISIS-i është kthyer në atë vatrën ku grumbullohet pjesë nga qelbi i shoqërive të botës. Fillesa e kësaj organizate, për mendimin tim, është proces i fshehtë interesash gjeopolitike të perëndimit dhe Izraelit (për motive që variojnë), por brumi që ka mbledhur ky proces shkon për motive të tjera, ku më i pafajshmi është mllefi ndaj padrejtëve të jetës që jetojnë.

  3. Blue Jasmine says:

    Edhe nje here djalli mbi toke mori jete te pafajshme ne menyre makabre.
    Kafshet me mjekra te specializuar ne prerje kokash,perbindeshat e zinj tregojne edhe nje here sa burracake jane para njerezve te pambrojtur.

  4. I shkreti says:

    I shkreti, u kovertu ne myslyman qe ti shpetonte vrasjes pas marrjes peng, por e vrane me ne fund. C’fare makabre, remineshence e shqiperise ne perandorine otomane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje