Shefi i Pentagonit, Chuck Hagel dorëhiqet nën presionin e Obamës

24 Nëntor 2014, 18:55Bota TEMA

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka dorëzuar  dorëheqjen e tij të hënën, si viktima e parë  e luftës mes Obamës dhe Senatit, pasi demokratët humbën shumicën në Senat dhe për shkak të politikave të sigurisë lidhur me krizat globale.

Chuck Hagel mësohet se ka dhënë dorëheqjen pas një sërë takimesh me Obamën.

Zyrtarë të administratës thanë se Obama e mori vendimin për të hequr Hagel, të vetmin republikan në ekipin e sigurisë kombëtare, të premten pas një sërë takimesh t% zhvilluara me shefin e Pentagonit  gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarët e konsideruan vendimin si njohje të rrezikut potencial  që vjen nga ISIS, i cili kërkon masa të tjera nga ato që Hagel ka artikuluar, duke qenë kështu një sekretar mbrojtjeje pasiv, gjë që çoi edhe në pushimin e tij nga detyra.

Hagel shpesh ka paraqitur pikëpamje të ndryshme nga ato të Presidentit Obama sa i përket tërheqjes së trupave amerikane nga  Afganistani dhe luftës kundër ISIS.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Presidenti i SHBA-ve Obama shprehu vlerësime për punën e  bërë nga Hagel, ku theksoi se  ndihej ekstremisht  me fat që kishte punuar me Hagel edhe pse ai kishte qenë kritik ndaj ndërhyrjeve të fundit ushtarake të SHBA-së.

Hagel, i cili ishte një nga veteranët e luftës së Vietnamit ishte kundër Obamës dhe pro tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe jo shumë aktiv për sulmet që SHBA nisën të ndërrmerrnin kundër shtetit islamik të ISIS./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje